Sfida mediale për rastin “Puç”, a mund të censurohen informacionet e Zaevit?

Mbrëmë u paraqit videoja në të cilën lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një takim të fshehtë me kryeministrin Nikolla Gruevskin ku dëgjohet duke i thënë se atë që e ka e ka marrë nga shërbimet e huaja.

Nëse gjykohet sipas deklaratave të deritanishme bëhet fjalë për një material me përmbajtje të ndjeshme dhe një pjesë e  madhe e tyre kualifikohet si sekrete veçanërisht nëse ka të vërteta në të.

Në asnjë ligj nuk parashikohet çfarëdo dënimi për gazetarë për publikim të deklaratave, por a është e mundur që mediat në një situate të tillë të përballen me ndonjë pasojë apo censurim?

Në një pres konferencë të shtunën e kaluar, Zoran Zaev tha se do të publikojë informacionet që kanë të bëjnë me kriminalitetin  dhe aferat korruptive të qeverisë. Zaev nuk ishte eksplicit për atë se kur do të publikohen këto material. Por tha se kjo do të bëhet sipas strategjisë së menduar mirë.

Sipas profesorit të fakultetit juridik Gordan Kallajxhiev, praktika demokratike nuk njeh censurë për informacione të tilla. Për të videoja e mbrëmshme është kontroverse dhe e keqe pavarësisht se a e ka bërë policia apo dikush tjetër.

“Mund të ketë pengesa në publikimin nëse në material ka gjëra nga jeta private  ose informacione të klasifikuara. Nëse i publikon opozita dhe gazetarët i transmetojnë sipas praktikave në shtete normale nuk duhet të ketë pasoja”, thotë profesor Kallajxhiev.

Profesor Osman Kadriu thotë se ekziston mundësia varësisht nga materialet, “bomba” të censurohet.

“Nëse bëhet fjalë për informacione të klasifikuara sekrete edhe pse Kushtetuta i ndalon, sipas ligjeve tjera mund të ndërpritet publikimi”, thotë Kadriu.

Asociacioni maqedonas I gazetarëve u bënë thirrje të gjithë anëtarëve të vetë dhe të gjitha mediumeve që të informohen me rekomandimet e Unionit Evropian për ndjekjen dhe prezantimin e rastit “Puc”.

Lajme të ngjashme

Back to top button