Sela: Aferat të mos bëhen objekt i politikës ditore

Lëvizja për Reforma në PDSH ka reaguar për rastin “Puc”. Kryetari i saj Ziadin Sela  për Radion Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, thotë se çështja e aferave duhet të merren në dorë nga institucionet juridike dhe jo të bëhet objekt i politikës ditore.

Por ai shprehet se aferat e tilla janë mbuluar përherë duke nxitur tensionet ndëretnike, ndaj dhe apelon për kujdes që kjo gjë të shmanget në situatën aktuale.

“Zaev paralajmëron prej kohësh disa ‘bomba’ dhe prokurori është ai që duhet të përcaktojë nëse vërtet ekzistojnë ato afera. Institucionet juridike janë ato që duhet ta marrin në dorë këtë çështje, dhe jo politikanët dhe partitë politike. Të gjitha aferat që kanë ekzistuar deri tani kanë marrë dimensione etnike. Kur ka pasur afera dhe të ngjashme, mënyra më e mirë që ato të mbulohen ka qenë nxitja e tensioneve ndëretnike. Prandaj, në këtë situatë, duhet pasur kujdes për sa i përket këtij aspekti”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button