fbpx

Thirrje për të shkruar përmbajtje interneti me rastin e “Ditës Evropiane për internet më të sigurt”

Lëvizja kundër gjuhës së urrejtjes” e Këshillit të Evropës, me rastin e “Ditës evropiane për internet më të sigurtë“, u bën thirrje koordinatorovë kombëtar të fushatës si dhe të gjithë partnerëve dhe aktivistëve të interesuar të përgatisin artikuj të shkurtër për aspektet e ndryshme të përdorimit më të sigurt të internetit.

Tekstet duhet të përqëndrohen në pyetjet kyçe vijuese:

1. A është identiteti ynë i sigurt në internet? Si mund të keqpërdoren informacionet e pambrojtura për gjuhën e urrejtjes?

2. A mund ta mbrojmë veten nga ngacmimet në internet? Si mundet ngacmimi të përfshijë gjuhën e urrejtjes dhe si duhet të reagojmë për tu mbrojtur?

3. A kemi njohuri se me çfarë dakordohemi në internet? Si rregullat dhe kushtet e faqeve të internetit e trajtojnë gjuhën e urrejtjes?

4. A e kemi të kaluarën në Internet? Si mundet historia jonë onlajn të abuzohet në gjuhën e urrejtjes dhe si më mirë të përgatitemi për një gjë të tillë.

5. A jemi të sigurt kundrejt gjuhës së urrejtjes? Çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar apo për t’iu përgjigjur gjuhës së urrejtjes në një mënyrë të sigurt?

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rritet vetëdija mbi përgjegjësitë e përdoruesve të internetit dhe për mundësinë që ata të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të kontribuojnë për një hapësirë interneti më të sigurt. Por, gjithashtu edhe për të vënë në dukje rrezikun nga gjuha e urrejtjes, online dhe offline si dhe për të promovuar mjetet edukative të zhvilluara nga Departamenti i të rinjve të Këshillit të Evropës.

Për më shumë ndiqni linkun- Thirrje për të shkruar përmbajtje interneti me rastin e “Ditës Evropiane për internet më të sigurt”

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close