Plenumi i profesorëve inkurajon SASHK-un për të vazhduar grevën

Plenumi i profesorëve  i ka dhënë sot mbështetje pa rezervë SASHK-ut duke e inkurajuar që të vazhdojë me grevën deri në arritjen e qëllimit përfundimtar.

“E drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk ka askush të drejtë që ta pengojë, aq më pak funksionarët dhe përfaqësuesit e pushtetit. Prandaj, ka rëndësi të jashtëzakonshme për ambientin demokratik të shtetit, që anëtarët e SASHK-ut të përkrahen nga të gjithë qytetarët në betejën e tyre për përmbushjen e qëllimeve – pra, përmirësimin e kushteve të punës së mësimdhënësve dhe të punonjësve të kulturës”, thuhet në deklaratën e Plenumit, publikuar në Facebook.

Më tej thuhet se Plenumi mbështet publikisht protestat e paralajmëruara nga SASHK dhe u bën thirrje anëtarëve të tij që të marrin pjesë në to.

Lajme të ngjashme

Back to top button