LGBT Junajted dhe OJQ tjera me kërkesë ndaj BDI-së

OJQ LGBT Junajted së bashku me organizatat që punojnë për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovëme kanë bërë kërkesë deri te përfaqësuesit e Bashkimit Demokratit për Integrim në Qeveri dhe Parlament për të mos miratuar dhe votuar ndryshimet kushtetuese që shkelin të drejtat e njeriut në Maqedoni.

Kumtesa e plotë:

“Organizatat që punojnë për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, janë thellësisht të shqetësuara për propozimet ligjore që Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë kanë propozuar më së fundi, ku ndër të tjera, kërkojnë të vendosin në mënyrë të padrejtë një limit përsa i përket të drejtës së martesës apo bëshkëjetesës për çdo individ në Republikën e Maqedonisë.

Pavarësisht se duket sikur në vetëvete propozimi i Amendamentit 33 nuk është diskriminues, ashtu siç përmendet edhe nga Komisioni i Venecias së Këshillit të Europës, qëllimi i tij është që të kufizojë të drejtën për bashkejetesë apo martesë për personat LGBT në Maqedoni. Ajo ç’ka përbën për ne shqetësimin më të madh, është fakti që këto propozime janë bërë nga Ministria e Drejtësisë, e cila drejtohet nga një shqiptar dhe mbështeten në të njëjtën kohë nga partia kryesore shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Diskriminimi apo mos-lejimi i gëzimit të të drejtave të barabarata për të gjithë qytetarët në Maqedoni, sidomos për qytetarët shqiptare, ka qenë dhe është një ndër kërkesat kryesore të faktorit politik shqiptar, të drejtat e të cilit shpesh janë shkelur nga Qeveria Maqedonase. Një grup kaq i përndjekur në të drejtat e tij për gjuhë dhe arsim, për më shumë të drejta politike dhe arsim, siç janë shqiptarët në Maqedoni, nuk mund të kthehen në xhelatë të shkeljes së të drejtave të komunitetit LGBT në Maqedoni, që sot është ndër komunitetet më të diskriminuara dhe të përndjekura në Europë.

Ne jemi të skandalizuar nga fakti se si faktori politik shqiptar dhe në mënyrë të veçantë Bashkimi Demokratik për Integrim mbështesin miratimin e ndryshimeve kyshtetuese. Shqiptarët gjithnjë janë njohur dhe njihen për tolerancën, mirëkuptimin dhe dashurinë që kanë treguar për minoritetet, të rrezikuarit dhe më të pambrojturit. Për ne do të përbënte një tradhëti të parimeve më të larta të shqiptarëve nëse Bashkimi Demokratik për Integrim i voton ndryshimet e propozuara në Kushtetuten e Maqedonisë në lidhje me martesën dhe bashkëjetesën.

Ne sot i kërkojmë të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni, sidomos të gjithë deputeteve të Bashkimit Demokratik për Integrim të mos votojnë për ndryshimet kushtetuese që kanë lidhje me martesën.

MOS VOTONI NDRYSHIMET KUSHTETUESE QË SHKELIN TË DREJTAT E NJERIUT NË MAQEDONI!

Lajme të ngjashme

Back to top button