OH “Hilal” në aksion humanitar

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare, sot, OH “Hilal” që funksionon  në kuadër të BFI në RM, shpërndau ndihma për skamnorët e Komunës së Sarajit.

“Numri i rasteve sociale gjithnjë po vie duke u rritur. Kërkesat për ndihma po shtohen. Falë atyre që dinë të zgjasin dorën e ndihmës, OH “Hilal” arriti të përgatis pako me artikuj ushqimorë dhe t’ua shpërndajë skamnorëve nga Komuna e Sarajit dhe, shpresojmë se sado pak do t’i zbusim hallet e bashkëqytetarëve tanë. Ky aksion do të shtrihet edhe nëpër viset e tjera të vendit”, u shpreh kordinatori i këtij aktiviteti humanitar, Muaz Agushi.

Lajme të ngjashme

Back to top button