fbpx

Poposki: Për Maqedoninë do të jetë më e dobishme të harxhojë më shumë energji për BE-në

Në këtë moment është shumë e rëndësishme ta shfrytëzojmë tërë energjinë për integrimin në BE, të tregojmë seriozitet dhe të jemi mbi pengesat ditore, deklaroi shefi i diplomacisë, Nikolla Poposki i pyetur se si reflektohet situata aktuale politike mbi vizitën e ardhshme të eurokomisarit Johanes Han, HLAD-in dhe në përgjithësi integrimin në BE.

“Integrimi në BE është qëllimi më i rëndësishëm i Maqedonisë rreth së cilit duhet të jemi të bashkuar të gjithë. Për Maqedoninë do të jetë më e dobishme sikur të harxhojë më shumë energji për HLAD-in dhe de fakto fillimin e negociatave pasi që mungesa e tyre nuk e ndihmon agjendën e Maqedonisë për integrim dhe as planin e Evropës për rajonin”, tha Poposki para fillimit të takimit koordinues në nivel të drejtorëve politik të Nismës Qendrore evropiane (NQE) që mbahet në Shkup me rastin e kryesimit të Maqedonisë.

Sekretari i përgjithshëm i NQE-së, Xhovani Karaçov i cili bashkë me Poposkin bashkëkryeson me takimin, në pyetjen e gazetarëve theksoi se NQE nuk komenton ngjarje të ndryshme në shtete por shtoi se të gjithë duhet të shkojmë drejt arritjes së vlerave dhe parimeve të përbashkëta që është e rëndësishme për lidhshmërinë dhe kooperativitetin të cilat janë qëllimet e NQE-së.

“Qëllimi i NQE-së është t’ju ndihmojë atyre vendeve të cilat nuk janë të integruara në BE ta vazhdojnë rrugën e tyre”, theksoi Karaçov dhe nënvizoi se prioritare për këtë nismë janë lidhshmëria dhe infrastruktura.
Ministri Poposki i theksoi tre prioritetet e kryesimit të Maqedonisë me NQE, ndërsa ato janë dinamizimi i agjendës së BE-së për rajonin, zhvillimi i infrastrukturës me ndihmën e BERZH-it dhe institucione të tjera financiare veçanërisht për Korridorin 8 dhe biznes-komponentën e cila e thekson rëndësinë e sektorit privat dhe odave ekonomike për rritjen e tregtisë dhe investimeve në vendet-anëtare të NQE-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close