Maqedonia në NATO, mision i (pa)mundur

Edhe pse Samiti i rradhës i NATO-së që do të mbahet në Poloni në vitin 2016 është një vit larg, parashikimi së Maqedonia deri atëherë do të mund të anëtarësohet në këtë strukturë të sigurisë është i zbehtë.Kështu thonë ekspertët për Inbox7.Por një situatë të këtillë e ndihmon padyshim edhe gjendja aktuale në Maqedoni.Bisedimet për fillimin e negociatave me BE-në kanë ngecur.Maqedonia sipas analistëve do të vazhdojë të ngelet e bllokuar në strukturat euro-atlantike.

Ajo çka e bën akoma më pesimiste situatën është dhe neglizhenca e politikanëve dhe mos ofertimi i alternativave.

Andreja Bogdanovski, hulumtues mbi çështjet e sigurisë në “Analitika” Shkup për Inbox7 thotë që kur Ali Ahmeti ka folur se skenari i Ukrainës mund të ndodhë në Maqedoni, me siguri ka folur për lëvizjet separatiste që janë aktuale nëpër pjesët lindore të Ukrainës, sepse aspekte të tjera të konfliktit të Ukrainës janë më pak të përshtatshme me situaten maqedonase.

“Kërcënimi i z.Ahmetit , në qoftë se kështu mund të interpretohet në këtë deklaratë, i referohet mundësisë së ndarjes së pjesëve të territorit me dhunë si ne shohim në Ukrainë”.

“Një tjetër skenar do të ishte polarizimi në bazë etnike përgjatë vijës euroatlantike të popullsisë i cili duhet të jetë disi thellë në mes të popullsisë së Ukrainës tek ato të cilët janë pro dhe kundër integrimit të Kiev-it me BE-në, siç ishte “hovi” fillestar i konfliktit aktual. Në rastin e Maqedonisë ata do të ishin shqiptarët dhe ata maqedonas të cilët janë për ndryshimin e emrin në mënyrë që të bashkohemi me BE-në kundër atyre që e kundërshtojnë ndryshimin e emrit”, tha Bogdanovski.

Pozita e brishtë

Ndërsa ekspertja për siguri dhe struktura euro-atlantike Ratela Asllani për Inbox7 thotë që pavarësisht se mos anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk përbën një rrezik si ai i Ukrainës, një  situatë e tillë, vendit i shkakton një pozitë të brishtë dhe e stagnon atë në sferën ekonomike

“Mos anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk besoj se mund të përbëjë një rrezik për vendin. Megjithatë Maqedonia është në pozita të brishta, për shkak të fragmentimit të brendshëm, i cili është me pak i bashkuar rreth të ardhmes euro-atlantike”, tha Asllani.

Për tu anëtarësuar në NATO do të na duhet një punë e madhe dhe fuqi për të sjellë vendime të rëndësishme për të mirën e vendit.

Bogdanovski vlerëson që pavarësishtë se gjithçka që mund të bëjmë ne si shtet, nëse bisedimet me Greqinë rreth ndryshimeve të emrit nuk shohim përmirësim, asgjë nuk do të ndryshojë në aspketin e anëtarësimit në NATO.

Emri zgjidhje për në NATO

“Përderisa nuk lëvizin nga bisedimet e ngurta rreth ndryshimit të emrit me Greqinë, nuk besoj se do të ndryshojë ndonjë gjë  rreth pramimit të Maqedonisë në Aleancn e Samitit të rradhës në Poloni”. Ndërsa Asllani vlerëson se zgjedhje e kësaj çështje qëndron vetem tek gadishmëria e të dy palëve.

“Nëse flasim për një zgjidhje, ajo është vetëm nëse të dy palët, Republika e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë, bien dakort për çështjen e emrit. Këtë e them pasi njëra nga palët është anëtare e NATO-ës dhe ka të drejtën e VETO-s dhe sigurisht çdo vend ka si përparësi politikat e veta kombëtare. Nëse do themi se sa e rëndësishme është çështja e emrit, ky është një diskutim tjetër”, tha ajo. 

Përparësia e samitit të rradhës të NATO-së në Poloni është se Polonia si vend laun një rol të rëndësishëm në afrimin e BE-së me vendet e Ballkanit dhe Evropës Qendrore e asaj Lindore.

Duke pasur parasysh se politika e jashtme e Polonisë para së gjithash është përshtatur në drejtim të Evropës Lindore që përçon idetë evropiane dhe transatlantike në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi, do të mund ti ndihmojë dhe Maqedonisë në këtë aspekt.

Bogdanovski thotë se nuk duhet të harrojmë se Polonia dhe Suedia ishin krijuesit e “Partneritetit Lindor”, një projekt që është dashur ti sjellë së bashku vendet e BE-së me vendet  e Evropës Lindore nga Bjellorusia në Azerbejxhan.

“Nëse kësaj i shtohet edhe konflikti në Ukrainë, e cila vetë ka implikime të sigurisë për sigurinë evropiane, dhe Polonia është një nga krijuesit kryesorë në marrëdhëniet me Rusinë, atëherë Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë kryesisht në fushën e forcimit të sigurisë evropiane dhe marrëdhënieve të Aleancës me Rusinë. Zgjerimi do të jetë në rendin e ditës ndoshta rreth kandidimit te Malit të Zi dhe do të mund ti jepet mbështetje për në NATO ambicieve të Gjeorgjisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button