Cipras: Eurozona pa Greqinë ose Qipron do të thotë amputim i Evropës Juglindore

Dalja e Greqisë nga eurozona do të ishte “amputim i Evropës Juglindore”, deklaroi të hënën kryeministri grek Aleksis Cipras përderisa qeveria e tij përforcon aksionin diplomatik në lidhje me marrëveshjen e re për borxhin grek. Cipras këtë e deklaroi në Qipro ku bisedoi me presidentin Nikos Anastasiadis, para se të udhëtojë në Romë, Paris dhe Bruksel, ku këtë javë do të tentojë të fitoj mbështetjen për planin e tij ekonomik. -Eurozona pa Greqinë dhe Qipron do të thotë amputim i Evropës Juglindore- tha Cipras.

Për dallim nga kryemistri majtist grek, i cili kundërshtoi kreditorët ndërkombëtarë, refuzoi masat e kursimit dhe dëshiron sërish të bisedoj për pagesën e borxhit, presidentit qipriot vuan për t’i plotësuar kushtet që kreditorët ndërkombëtarë ia kanë vendosur. Në përputhje me programin për ndihmë, për të cilën u dakorduan Qiproja dhe bashkësia ndërkombëtare, bankat e mëdha deponuese, Banka e Qipros dhe Laikit, ishin të detyruar të përjetojnë humbje të rëndësishme, si kusht që vendi ta fitoj pakon me ndihmë prej 10 miliard eurosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button