Shumë qytetarë mashtrohen nga furnizuesit me dru

Një çift nga Velesi është mashtruar pasi dhanë para në dorë një personi i cili u premtoi se do tu sillte dru për djegie. Persona i  ka marrë paratë dhe ka ikur pa ua sjellë drutë që ua kishe premtuar.

Një mashtrim i njëjtë ka ndodhur edhe në një depo të druve u ka premtuar katër personave se do tu sigurojë dru për djegie, pasi ka marrë paratë ka ikur duke i lënë qytetarët e mashtruar pa dru.

Është rritur mashtrimi i qytetarëve dhe denoncimet e tyre nga personat që shesin dru për djegie thonë nga policia.

Mungesa e druve në malet e Maqedonisë ose në depot private i detyron njerëzit që të kërkojnë dru edhe në tregun e zi.

Pronarët e depove frikësohen se do t’i mbyllin ato për shkak se me ndryshimet e ligjit ata duhet të sigurojnë , rrymë, uji inxhinier të pyjeve dhe e gjithë kjo nuk është me leverdi për ta.

Për një vit qytetarët harxhojnë 800 metra kub dru nga të cilët 300 mijë metër kub sigurohen nga depot private.

Lajme të ngjashme

Back to top button