fbpx

Socialistët evropian kërkojnë komision të pavarur për rastin “Puç”

Në lidhje me rastin ”Puç” ka reaguar edhe partia qeverisëse franceze. Filip Korderi i angazhuar për çështjet evropiane, thotë se Partia Socialiste dënon metodat dhe agresivitetin e qeverisë ndaj çfarëdo qoftë opozite.

Partia Socialiste shpreh shqetësimin e saj për rritjen e tensioneve politike në Maqedoni të krijuara nga qeverisja autokratike nga partia Konservative VMRO-DPMNE.

“I bëjmë thirrje BE-së dhe Këshillit të Evropës që të shfrytëzojnë këtë aferë që të mundësojnë krijimin e një komisioni të pavarur për të ndriçuar këto akuza të fundit ndaj opozitës. Presim gjithashtu nga Partia popullore evropiane ku është anëtare edhe partia qeverisëse nga Maqedonia ta kthej këtë parti në rrjedhat demokratike”, thotë Zhan Mark Zherman i angazhuar për çështje ndërkombëtare.

Reagim ka ardhur edhe nga grupi parlamentar i partisë socialdemokrate në parlamentin evropian. Ta thonë se nga afër ndjekin ngjarjet në Shkup dhe mbesin të shqetësuar për ndikimin e madh ndaj disa proceseve gjyqësore dhe drejtësinë selektive. Për këtë arsye ata apelojnë për një gjyqësorë transparent për akuzat që ngrihen ndaj opozitës.

Për shkak të kësaj ftojmë në hetim të pavarur dhe transparent për akuzat duke i marrë parasysh sugjerimet për përforcimin e sundimit të drejtësisë. Gjithashtu, dëgjuam deklarata kontradiktore nga kryeministri dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Njëri thotë se i akuzuari tashmë ngarkohet, ndërsa tjetri thotë Prokuroria ende mendon nëse atë ta bëjë. Asnjë medium i kontrolluar nga pushteti nuk transmetoi  konferencën për shtyp të zotëri Zaevit i cili u përgjigj akuzave, ashtu që gjithashtu ftojmë Qeveria të sigurojë informim objektiv dhe transparent të mediumeve për  të të akuzuarit gjatë kohës së hetimit – shprehen nga grupi parlamentar i Socialdemokratëve të Parlamentit Evropian.

Ky është minimumi që të mund të mbrohen në publik – deklaroi Riçard Hovit dhe Knut Flekenshtajn, nënkryetari i Grupit të Socialdemokratëve në PE.

Në njoftim të veçantë reagoi edhe Partia e Socialistëve dhe Socialdemokratëve evropian ku është anëtare edhe LSDM – ja. Ato shpreh  shqetësim për shkak të akuzave kundër liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Në njoftimin, Sergej Stanishev, shef i socialistëve evropian, kujton në kritikat të cilat Unioni Evropian deri më tani i ka dërguar në adresë të Qeverisë maqedonase ku është drejtësia selektive dhe partizimi i  lartë.

– Në një klimë të shëndetshme opozita duhet të mund ta kryej punën në liri të plotë dhe pa restrikcione.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë refuzon të marrë pjesë në Kuvend nga zgjedhjet sepse nuk mund të punojë lirshëm nuk kushte të cilat edhe më shumë i përngjajnë autoritarizmit – kujtoi ai duke thirrur të respektohet sundimi i drejtësisë dhe pavarësia e gjyqësisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close