Windows 7 dhe Windows XP nuk po shfaqin shenja dorëzimi

Mbase kjo është arsyeja kryesore pse Windows 10 do të jetë një përditësim falas për Windows 7 dhe Windows 8.
Përdoruesit e Windows 7 nuk po heqin dorë nga sistemi operativ.

Dy lajme aspak të mira vinë për Microsoft nga statistikat më të fundit të Netapplications. Windows 7 është në shifrat e 55.92 % të tregut të sistemeve operative shumë afër pikës më të lartë që ka arritur ndonjëherë. Pyetja më e rëndësishme është të dime çfarë ndodhi me Windows XP që nga 13. 57 % në Nëntor 2014 përfundoi në 18.93 % në Janar.

Pavarsisht se Microsoft ka paralajmëruar disa herë përdoruesit rreth rrezikshmërisë që lartë që përbën përdorimi i Windows XP, këta të fundit sduan t’ja dinë fare. Kompania ka ndaluar mbështetjen për Windows XP në muajin Prill të vitit që lame pas, por akoma një numër i lartë përdoruesish e preferojnë akoma sistemin operativ antik.

Windows 8.1 ka ngecur në 10.04 % të tregut ndërsa Windows 8 është shoqëruar me rënie e cilajustifikohet me faktin se përdoruesit mund të jenë përditësuar në Windows 8.1. Në Janar përqindja e tregut që zotërojnë të dy sistemet operative llogaritet në shifrat e 13.83 %.

Tregu i shfletuesve dominohet nga Internet Explorer me 22.26 %. Internet Explorer 8 në Windows XP zotëron 19.07 % të tregut, ç’ka është një shifër e frikshme për sigurinë e përdoruesve.Ndërsa Google Chrome zotëron 11.89 % të tregut./pcwalbanian/

Lajme të ngjashme

Back to top button