Vajza e Whitney Houston duke luftuar me vdekjen

Vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown, është në rrezik për jetën, sipas deklaratave të familjes.

21-vjeçarja u shtrua të shtunën e 31 janarit në spital pasi u gjet nga bashkëshorti pa ndjenja në një vaskë të mbushur me ujë në shtëpinë e saj në Atlanta.

Një përfaqësues i familjes tha ditën e hënë se Bobbi Kristina është e rrethuar nga njerëz të rrethit të ngushtë familjar dhe se ata kërkojnë privatësi. “Ne ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këto momente të vështira,” shkruhej në deklaratë. “Ju falenderojmë për lutjet dhe i vlerësojmë mbështetjet e juaja”. Deklaratat e mëvonshme të familjes nuk jepnin më asnjë detaj rreth gjendjes së 21-vjeçares.

Në të njëjtën mënyrë humbi jetën këngëtarja e njohur, Whitney Houston, që u mbyt në vaskën e një hoteli në Beverly Hills, në shkurt të vitit 2012. Houston ja la të gjithë pasurinë vajzës së saj të vetme, por Bobbi Kristina duhet të presë derisa të shkojë 30 vjeç që të mund ta trashëgojë atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button