Trafik droge Shqipëri-Itali, 16 persona të përfshirë

Policia italiane ka zbuluar rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, me një bilanc prej 16 persona të përfshirë. Uniformat blu kanë arrestuar 11 shtetas italianë dhe ka shpallur në kërkim 4 shqiptarë, ndërsa i pesti ndodhet në burg në Shqipëri.

Mediave italiane, bëjnë me dije se të arrestuarit i përkasin dinastive të familjeve të njohura për trafikun e drogës. Policia italiane njofton se janë sekuestruar 280 kilogramë marijuanë të fshehura në dy dhoma të përdorura për përpunimin e tyre.

Gjithashtu mësohet se furnizimi i dërgesave të drogës mundësohej në sajë të një bashkëpunimi me trafikantët shqiptarë, të vendosur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku çdo rrugë kushtonte rreth 200 mijë euro.

Ndërkohë policia ka publikuar emrin e shqiptarit që porosiste sasinë e drogës që është Altin Ramolli, ku si provë materiale ndaj tij kanë përgjimin e të bisedave të tij me trafikantët. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button