Tsipras ofertë Janullatos për president të Greqisë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është kandidati kryesor i Syrizas për President të Greqisë.

Ky lajm është publikuar nga media greke “To Vima”, e cila shkruan se drejtues të lartë të Syriza-s janë duke bindur Janullatos që të pranojë ofertën e kryeministrit të ri Aleksis Tsipras, për postin e presidentit të shtetit Helen.

Sipas gazetës greke, Janullatos edhe pse nuk ka refuzuar, ende nuk ka pranuar, duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri. Por drejtues të lartë të Syrizas dhe kolegë të Tsipras vëzhdojnë në përpjekjet e tyre për ta bindur kryepeshkopin që të pranojë propozimin.

Pavarësisht lajmit se Janullatos do të propozohet për President, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 2 shkurt, zëdhënësi i qeverisë në Greqi, Sakellaridis tha se nuk ka asnjë diskutim në qeveri në lidhje me emërimin e kryepeshkopit Anasatas për President të Republikës. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button