Policët e arrestuar: Nuk e menduam arratisjen e Stresit nga komisariati

Efektivët e arrestuar për arratisjen e këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin Stresi, gjatë marrjes në pyetje nga kolegët e tyre, janë shprehur se nuk e kanë menduar asnjëherë se këngëtari do të arratisej dhe për këtë arsye e kanë neglizhuar pak rastin.

“Nuk e menduam se do të largohej dhe do të hidhej nga komisariati”, mendohet të jenë shprehur para kolegëve të tyre tre efektivët, të cilët pak ditë më parë u pezulluan nga detyra dhe u vunë në pranga për shpërdorim detyres, pasi mendohet se me veprimet e tyre bënë që këngëtari Stresi të largohej nga ambientet e komisariatit.

Ndërkohë, edhe 9 efektivët e tjerë, të cilët janë pezulluar nga detyra pas kësaj ngjarjeje, janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së ditës së shtunë, teksa nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në Tiranë u largua këngëtari nga Tropoja.

Burime policore sqarojnë se efektivët e pezulluar nga detyra kanë deklaruar se ata janë lajmëruar me vonesë për largimin e Stresit, sepse po të ishin lajmëruar më parë, do kishin marrë masa që këngëtari të mos largohej nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në kryeqytet.

Efektivët e pezulluar nga detyra, gjatë marrjes në pyetje kanë sqaruar rrethanat e ngjarjes se nuk e kanë parë këngëtarin në momentin që është larguar nga komisariati./Gazeta Shqiptare/

Lajme të ngjashme

Back to top button