VMRO­ u bën thirrje institucioneve kompetente të zbulojnë prej nga janë incizimet

­ VMRO­-DPMNE në reagimin e kumtesës nga LSDM­-ja pas publikimit të video incizimit nga biseda e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM­-së Zoran Zaev u bën thirrje institucioneve kompetente të zbulojnë prej nga janë incizimet aktuale, a lejohet të publikohen incizime të tilla, kush e ka bërë këtë dhe nëse është ligjore nga masat e vendosura PIM ose jo, dhe për çfarë bëhet fjalë.

“LSDM-­ja duket që është në panikë sepse janë kapur drejtpërdrejtë. Deklarata të tilla të dobëta dhe sqarime sipërfaqësore nuk do ta pastrojnë turpin e Zoran Zaevit. Kush incizon dhe kush shfrytëzon materiale të tilla për kërcënime ndaj bartësve të funksioneve shtetëror, në bashkëpunim me shërbimet e huaja, ka procedurë gjyqësore dhe ne si parti mbesim me qëndrimin se edhe partitë edhe mediat lidhur me këtë rast duhet të sillen me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve dhe standardeve demokratike, që të mos lejohet që qëllimi i tyre që janë inspirues dhe kreatorë të këtij rasti të realizohet” thekson VMRO­-DPMNE në reagimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button