Për kulturat vjeshtore tani edhe një pikë ujë është e tepërt

Reshjet e shiut që e përfshinë Maqedoninë dëme më të mëdha do të shkaktojnë tek të mbjellat vjeshtore. Mundësia për prishjen e tyre është mbi 60 për qind, posaçërisht nëse shiu vazhdon të bjerë edhe dy javë. Toka është e mbushur me ujë, rrënjët nuk kanë oksigjen, dhe nuk përjashtohet asfiksimi.

Agrometeorologot parashikojnë humbje edhe në prodhimtarin e serrave më shumë për shkak, siç thonë, degradimit të sipërfaqeve, kondezimit të materieve ushqyese dhe vendosja e materialeve të reja erozive nga derdhja e lumenjve. Situata me pemët dhe vreshtart është tërësisht e ndryshme. Për shkak të lartësisë në vendet ku kultivohen, por edhe rezistenca e tyre, pothuajse aspak nuk është rrezikuar. Reshjet e shiut ditët e fundit ishin mbi mesataren, kanë rënë deri 50 litra në metër katror.

Kanalet e ndara janë stërmbushur për shkak se, nuk mbet asgjë tjetër përveçse të pritet përmirësimi i kushteve të motit, theksojnë ekspertët. Sipas Angelko Angelovski nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DAPPP), situata është alarmante sepse vetëm dje dhe pardje reshjet në Shtip, Berovë dhe Manastir e mbushën mesataren për shkurtin.

“Mesatarja është tejkaluar. Reshjet në janar dhe dy ditët e fundit në pothuajse mbarë Maqedoninë ishin prej 80 deri 150 litra në metër katror. Mesatarisht në janar kanë rënë 42 litra, ndërsa në shkurt 33 apo gjithsej mbi 75 litra” deklaroi Angelski.

Në Demir Kapi vitin e kaluar, në janar kanë rënë 64 litra, ndërsa në shkurt 45 litra apo gjithsej 109 litra, ndërsa këtë vit vetëm deri tani 147 litra. Humbjet e redimentit në këtë rast, vlerëson do të jenë shumë më të vogla në krahasim me dëmet që do t’i shkaktojë degradimi i tokës. Do të nevojitet periudhë më e gjatë derisa toka të kthehet në gjendjen parapake që të mund të punohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button