Lideri i LSDM-së takohet me reisin Sulejman Rexhepi

Delegacioni i partisë opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) i udhëhequr nga lideri i tyre, Zoran Zaev sot ka realizuar një takim me delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë , gjegjësisht me Reis-ul ulema efendi Sulejman Rexhepi.
Si që bëjnë me dije nga LSDM, në takim është folur për çështjet aktuale fetare.

Zaev në takim ka theksuar se LSDM në kontinuitet dhe maksimalisht përpiqet për përmirësimin e jetës ndër-fetare në  Maqedoni. Ai më tej ka thënë se LSDM me shumë vëmendje i trajton dhe do të vazhdojë ti trajtojë çështjet të cilat janë me rëndësi për BFI-në dhe për komunitetet e tjera fetare në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button