LSDM: Videoja dëshmi se incizohen dhe përgjohen komunikimet

Video materiali  që u publikua në edicionin informativ të televizionit “Sitel” nga kabineti i Nikola Gruevskit është skandaloz. Kjo paraqet edhe një vërtetim klasik  dhe argument kyç për atë se kush kë e përgjon në Republikën e Maqedonisë. Shembull pa presedan në Evorpë. Ja se si përcillet dhe incizohet lideri i opozitës. Ja se si përcillen dhe incizohen mijëra qytetarë në Republikën e Maqedonisë.  Video materiali i publikuar vërteton se Nikolla Gruevski i incizon ata të cilët vijnë në takime politike në kabinetin e tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM-ja shtojnë se veprimi i këtillë i Nikola Gruevskit është vepër penale për incizim të paautorizuar dhe sipas nenit 151, paragrafi 3 dhe neni 4 i Kodit Penal.

Sot “Siteli” të gjithë këtë e nxori në shesh para opinionit. Sa i përket përmbajtjes së video materialit,  më 31.01.2015, kryetari Zaev, shumë qartë se është e pabueshme Gruevsl të jetë aq naiv dhe të mendoj se Zoran Zaevi në bisedime do ta zbulojë identitetin e personave që  ia kanë dorëzuar provat”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button