fbpx

Mot me shi dhe me borë

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Vonë pasdite sërish do të ketë rritje të vranësirave të cilat në orët e mbrëmjes do të kushtëzojnë reshje të shiut dhe borës. Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët, ndërsa në pjesët jugperëndimroe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell, vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të bie prej minus një deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë Celsius. Pastaj pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut dhe borës me intensitet më të dobët. Do të fryejë erë e dobët, ndërsa nga e mërkura erë e kohëpaskohshme dhe përforcuar nga drejtimi jugor.

Valë e re më intensive e lagështisë me reshje të shiut pritet gjatë natës midis të enjtes dhe të premtës dhe të premtën paradite.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close