Gashi më i miri në Zvicër

Mesfushori ofensivë shqiptar, Shkëlzen Gashi, është shpallur lojtari i vitit 2014 në kampionatin zviceran të futbollit.
Në një mbrëmje gala, ku u shpërblyen më të mirët e vitit që lamë pas, Gashi në garë për më të mirin e vitit, mposhti Yassine Chikhaoui (Zurich) dhe Fabian Frei (Basel).

Gashi gatë sezonit 2013-2014, shënoi 19 gola me Grasshoppers, ndërsa në verën e vitit 2014, u transferua te Baseli, ku edhe te kjo skuadër, vazhdoi më formë të lartë,duke shënuar 11 gola.

Gashi pos çmimit lojtari i vitit, zuri vend edhe në formacionin e vitit 2014, ndërsa vend në këtë formacion, zuri edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Taulnt Xhaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button