Ministri e Arsimit apo Ministri e punëve të kota!

Fakti që jemi shumë mbrapa botës perendimore është shumë i qartë sepse asnjëherë tek ta nuk ka ndodhur që të bëjnë grevë dy javë dhe të mos kenë ende zgjidhje. Kjo është ta quaj një çudi botërore sepse dy javë pa mësim dhe pa dituri është sikur të jesh i vdekur dhe të mos bësh asgjë. Ka thënë një poet i njohur arab: Vëllau jonë i diturisë është i gjallë edhe kur eshtrat e tij janë në dhe, kurse vëllau jonë i injorancës është i vdekur edhe kur ec i gjallë mbi tokë.

Më vjen keq që them, po shkaku i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që e shndërruan edhe këtë profesion të shenjtë në bixhoz ne jemi të vdekur derisa të vazhdojë kjo grevë.

Unë personalisht do ta kisha lutur ministrin e arsimit dhe shkencës z. Abdylaqim Ademi ta merrë një kalkulator apo celular modern të bën një llogari matematikore e cila është shumë e thjeshtë, ndoshta është shumë më e thjeshtë sesa sistemi periodik i Mendelejevit me të cilin ka vështirësi minisitri jonë i nderuar. Ajo llogari matematikore është shumë e thjeshtë – të llogaritë kohën të cilën e kemi humbur ne nxënësit gjatë këtyre dy jave. Për t’ua lehtësuar më shumë do të tregoj llogarinë matematikore që më ka dalur mua e që duhet ti del edhe Ministrisë. 5 ditë ka 7 orë ajo i vjen dikund 35 orë. 1 orë e shkollës i ka gjithsej 45 minuta kështu që 35 orë ka 45 minuta ajo i vjen 1575 minuta për një javë. Kurse kur ja shtojmë edhe një javë 1575+1575=3150 minuta. I nderuar ministër 3150 minuta të humbura janë shumë sepse humbja e kohës është më e madhe se vdekja.

Nuk është për tu habitur fakti që nuk ka zgjidhje kjo grevë sepse nuk duan që testimi ekstern të dështojë pasi që kanë investuar shumë të madhe të parave e ndoshta edhe një pjesë të tyre edhe e kanë vjedhur. Të nderuar të vlerësosh një nxënës me 30 pyetje për një 1 orë është e pamundur, kjo po i ngjan sikur shokun ta vlerësosh për 1 orë, apo i ngjan një hoxhe i cili shkon në një vend dhe me të parën ditë dëshiron të mbanë ligjeratë duke mos e ditur mentalitetin e popullit. Ky hoxhë duhet të jetë i vetëdijshëm se ligjerata e tillë nuk do to t’iu bëjë dobi atij populli njejtë ashtu edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të dijë që ky testim është i padobishëm si për nxënësit ashtu edhe për profesorët.

Ata neve çdoherë na thonë: Si të mos jetë i dobishëm ky testim kur këtë testim e aplikojnë shumë vende të përparuar perendimore. Ndërsa ne përsëri iu themi atje e aplikojnë por kanë kushte të mirëfillta, profesorët i kanë rrogat e larta minimum 2000 euro ndërsa ju edhe ato rroga që i kanë shumë të vogla doni edhe ato t’ua zvogëloni për shkak të testimeve eksterne. Më vjen habi se kur doni që të aplikoni diçka në dobi tuajën e krahasoni veten me vendet më të zhvilluara, ndërsa kur vjen puna për rritjen e pagave e krahasoni veten me vendet më të pazhvilluara siç janë: Greqia, Rumania, Bullgaria dhe disa shtete tjera.

O ju ministra dhe ministresha në të gjitha ministritë ku punoni ju këshilloj që edhe pse keni arritur poste të larta t’i respektoni dhe t’i duani mësuesit/et e juaj sepse mësimi dhe këshillat e tyre janë shkaku kryesor që keni arritë në këto poste.

Do t’ua tregoj një rast të Aleksandrit të Madh kur e kishin pyetur se cilin e do më shumë: babain apo mësuesin?
Aleksandri i Madh u përgjigj duke thënë: Babai im ishte shkaku që më solli nga qielli në tokë, ndërsa mësuesi im ëshë ai që më ngriti nga toka në qiell me dituritë dhe këshillat e tij, prandaj unë e dua më shumë mësuesin. Ky shembull na tregon edhe njëherë shenjtërinë e profesionit mësues të cilin profesion dëshironi që me kalimin e kohës të shkatërrohet.

Por shkatërrimi nuk filloi me aplikimin e testimeve eskterne por filloi që atëherë kur e larguat lëndën e mësim besimit fetar nga orari i përditshëm shkollor me qëllim që të keni një rini pa moral dhe të mos keni rini të shëndoshë, të cilën rrugë e kishte ndjekur edhe Enver Hoxha vetëm në një dimension tjetër dhe shumë udhëheqësa të degjeneruar para tij.

Porosia ime për të gjithë minstrat është që ta zgjedhin këtë çështje në mënyrë sa më të mirë të mundshme sepse të dënosh ato të cilët të kanë mësuar diturinë, edukatën dhe shumë gjëra të tjera është turpi më i madh që mund të ndodhë ndonjë herë.

Ne nuk do të heshtim ndaj të keqes sepse ka thënë mësuesi i gjithë njerëzisë Muhammedi s.a.s (Paqja dhe mëshira e Allahut xh.sh qoftë mbi të): “Kush prej jush sheh një të keqe le ta ndryshoj me dorën e tij ,në qoftë se nuk mundet le ta ndryshoj me gjuhën e tij, në qoftë se nuk mundet le ta urrej me zemrën e tij atë, por ky është imani më i dobët”.
E ne do të vazhdojmë të përmirësojmë të këqijat me gjëra të mira derisa e mira dhe e keqja të marrin fund në këtë botë.

Sinan Ismaili, nxënës në Arseni Jovkov, Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button