Prifti Vranishkovskli doli nga burgu

Prifti Jovan Vranishkovski del nga burgiu i Idrizovës, pasi që Gjykata e Apelit refuzoi  ankesën e Prokurorisë për lirimin me kusht të tij.

“Gjykata e Apelit vendosi solli vendim që Jovan Vranishkovski të lirohet. Aplelacioni konfirmoi vendimin e Këshillit Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për lirim me kusht të Jovan Vranishkovskit dhe miratoi vendimin me të cilin ankesa e Prokurorisë Publike refuzohet si e pabazë. Siç thuhet në njoftim Gjykata e Apelit ka konfirmuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur ka aprovuar lëndën e drejtorit të burgut të “Idrizovës” Shkup, për lirimin me kusht të Jovan Vranishkovskit” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit

I pandehuri lirohet nga vuajtja e dënimit me burg më 2 shkurt të vitit 2015, kurse kohëzgjatja e lirimit me kusht është deri  në mars të vitit 2017. Vranishkovski akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion.

Lajme të ngjashme

Back to top button