Standardi jetësor nën mesataren!

IRJM-ja një prej tetë vendeve më të varfëra në botë.(Banka Botërore) me standard jetësor të ulët dhe paga mesatare më të ulëta në rajon, rreth 350 euro!? Defekti kryesor- sektor publik të stërngarkuar (partiak e nepotik) dhe joefikas, zbatim të politikave makroekonomike pa strategji esenciale e të paqarta, shpenzimet jotransparente të parasë publike si dhe terror politik ndaj biznesit!

Duhet të pajtohemi se një sektor publik i mbingarkuar e stërngarkuar, joefikas e tepërt i fryer paraqet një patologji të skajshme për ekonominë e një vendi. Sidomos për ekonomitë si në rastin e IRJM-së (margjinale dhe e kolabuar). Kështu i tillë sektori publik definitivisht mbyt ekonominë. Sektori privat në anën tjetër ngel i dizorientuar vetëm për shkak se nuk mund të përballojë një sektor publik të tillë e që çon drejt tendencave neosocijaliste të viteve 60’ e 70’-ta të shekullit të kaluar. Ndonëse do thonim se sektor publik të madh e voluminoz kanë edhe vende siç janë Gjermania dhe SHBA-të. Do thonim saktësisht PO ashtu është. Por do thonim edhe ate se këta vende janë ekonomi që krijojnë PARANË me përmasa të mëdhaja nepërmjet zhvillimit permanent industrial të tyre. Do të ishte ndryshe sikur ekonomija të ishte një përrallë metafizike e të relativizonim SHBA-të dhe një Gjermani gjigante me IRJM-në!

Ajo cka është problemi esencial se mbi 200 000 të punësuar në sektorin publik të IRJM-së me vetëm 10% (pra 20 000) përfaqesim të shqiptarëve (nga rreth 600 000 numër i pergjithshëm në përgjithësi i të punësuarve në vend) janë të lidhur me buxhetin shtetëror që mëton në një status quo të paqëndrueshme e të cilën e gjejmë vetëm në Ruandën e Afrikës. Një distorzion i dukshëm i tregut të punës në veçanti. Rritja parodike e 4%-it e pagave  nga fundviti i kaluar i të punësuarve gjithsesi se është rezultat i stërngarkimit të sektorit publik. Në këtë aspekt, vazhdon trendi i ngrirjes edhe të konsumit në një far forme nga se zbatimi i politikave me masa të paskrupullta shtrenjtuese, shtërnguese e ndëshkuese derivon deri tek kufizimi i shpenzimeve apo kursimit linear real të çdo qytetari, posaçërisht i çdo të punësuari që është i lidhur me buxhetin. E nga komiteti qendror thuan se në përgjithësi rritje te GDP-se pritet nga të hyrat e tvsh-së (tatimin e vlerës së shtuar) si dhe nga rritja e investimeve. Kurse konstatimi vjen se finansimi i investimeve nuk pason mjaftueshëm nga sektori privat por nga ai publik (vete qeveria) edhe atë më së shumti në investime joproduktive (Shkupi 2014) e me huamarrje për investime kapitale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Nje projeksion katastrofal ekonomik e makroekonomik neototalitar. Një qeveri me sistem të një ekonomie të hapur e me tendenca të tregut te lirë, nuk përkon me realitetin të jetë punëdhënësi më i madh. Rezultati është i dukshëm, mirqenie ekonomike dhe standard jetësor të ulët e me paga mesatare më të ulëta në krahasim me vendet e rajonit ku poashtu vlenë të theksohet se sot, mbi 10% e popullsisë në IRJM  jetojnë në varfëri ekstreme, me më pak se dy dollarë në ditë.

Në këtë pikpamje, është më se evidente që reforma thelbësore në sektorin publik duhet bërë në aspekt të masave restriktive (kufizuese) në segmentin e punësimit dhe avansimin e të punësuarve derisa ekziston së pari jotransparencë në shpenzimin e parasë publike sepse më se e qartë është se oligarkia e aparatit shtetëror më tepërt harxhon se sa krijon para. I vetmi pretekst në këtë drejtim është konkretizimi dhe plotësimi i parimit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të punësimit e avansimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore (e jo vetëm katerpercisht pseudo reklamime për punësim të bashkëpuntorëve dhe referentëve të rinj para audiences me getoizim të paparë në kuadër të të famshmit Sekretarijat për implementimin e Marveshjes kornizë). Kurse nga ana tjetër në kontinuitet vite me rradhë që nga 2008-a kemi gati se 5 000 punësime dhe avansime në vit të komiteve partiak nga ana e komitetit qendror në menyrë të heshtur e perfide. Kështu përfaqësimi dhe avansimi i shqiptareve në instancat shtetërore asnjëherë nuk do të lëviz aspak nga pika zero e siç është!

Pavarësisht qëndrimeve kontraverse të komitetit qendror bankroti (falimentimi) është prolonguar për një periudhë kohore. Por komiteti, harron se çdo ditë futet në borxh e deficitetet buxhetore vit për viti rriten me përmasa të mëdhaja dhe se asnjë ndryshim transaprent strukturor nuk po hartohet. Të gjitha tendencat negative të një çekuilibri ekonomik janë në dukje të sipërt, ku përveç mungesës së një strategjie për zhvillim të mirfilltë ekonomik dhe një zhvillimi e rritjeje ekonomike  të qendrueshme së pari, ende vazhdon të ekzistojë mungesa e prevenimit sistematik të korrupsionit masiv. E në prapaskenë hua pas huaje n’a çojne në kolaps ekonomik, ku aktualisht në menyrë hipotetike të themi çdo qytetar detyrohet të paguajë mesatarisht 1200-1500 euro për të shlyer borxhin publik.

Praktikisht, gjithashtu duhet t’iu thuhet JO masave ndëshkuese ndaj sektorit privat. Ekonomia e pazhvilluar e siç është ajo e IRJM-së nuk mëton në politika të denimeve të rritura ndaj një biznesi që nuk ka likuiditet në kohë. Ajo mëton në fleksibilitet të krijimit të klimës biznesore e të politikave lehtësuese e stimuluese të të njejtit. Madje komiteti sipas ideologjisë së modeleve dhe filozofisë ekonomike duhet të jetë mbrojtës i kapitalit, të ashtuquajtur ‘’të madh’’ në kushte kur nuk ekziston ndërhyrje shtetërore apo kur ajo është shumë e rrallë. Nëse metëvërtetë kemi gjithë ato investime direkte të jashtme apo kapitale produktive të brendëshme dhe se kemi rritje ekonomike siç që prononcohet oligarkia e komitetit qendror, pse atëherë ende vazhdon trendi i punsimeve masive nepër institucionet shtetërore? Indikacionet janë të qarta- tërheqje të vëmendjes opinionit se kinse po zbutet papunësia e ku mbulesa e pagave të të punësuarve vijon thjesht nga huamarrjet, nga derdhja e remitencave të mërgatës (veçanerisht asaj shqiptare), rrembimit leoparik ndaj biznesit dhe çdo qytetari përmes gjobave dhe dënimeve !!!

Pikerisht, defektet e lartëpërmendura dukshëm janë tregues të qartë të mos interesimit të komitetit qendror për të ndihmuar, mbështetur e stimuluar nëpermjet masave lehtësuse sektorin real,atë të prodhimit mbi të gjitha.. Shansi për nje zhvillim dhe rritje të qëndrueshme ekonomike padyshim që është nxitja e sektorit privat, perkatesisht sektorit real.

Mungesa e strategjisë fiskale derivon deri tek vjelja e xhepit të çdo qytetari qoftë i thjeshtë, bujk,mjeshtër, zejtar, nxënës, student, mësimdhënës, mjek, administrator, sipërmarrës etj…edhe atë nëpërmjet rritjeve ekspeditive të taksave, shërbimeve publike (që ndikon direkt në  shtrenjtimin e konsumit të gjërë) si dhe forcimit të rritjes së pagesave për gjoba e dënime.

Në sens-in ekonomik duke iu referuar raportit të “progresit” të fundvitit të kaluar Komisioni Europian aspak nuk rekomandoi e as që potencoi të rriten taksat dhe gjobat kur janë në pyetje politikat makroekonomike dhe bilanci ekonomik, por theksoi të bëhet një disiplinë finansiare institucionale e që nenkupton reduktimin apo minimizimin e deficitit (fiskal) themelor si dhe uljen e nivelit të borxhit publik.

Piksynimi i një stabiliteti finansiar duhet të jetë konsolidimi i qendrueshëm fiskal me reformë të thellë të ndermarrjeve publike si dhe ristruktuim të tyre, konsolidim të finansave shtetërore me përmbajtje të kufizimit të shpenzimeve buxhetore, përshpejtimit edhe të reformave strukturore të tjera si dhe rritje stabile bazuar në eksport që është indikator kryesor i uljes së deficitit buxhetor dhe parandalimit të rritjes së borxhit publik.

Rritje ekonomike dhe rritje të standardit jetësor nuk do të thotë shpenzime maramendëse të parave publike duke ndërtuar garazhe katëshe 10 milionshe euro apo rikonstruim (fasadim dhe rigipsim) të ndertesës së qeverisë 15 milionshe euro ose 1 milionshe euro dedikim teatrit të vjetër të komitetit qendror si dhe ndërtime dhe ngritje të skulpturave dhe përmendoreve me kosto maramendëse qindra milionshe euro e me përmbajtje të një nacional-shovenizmi ekstrem vend e pa vend etj. (keshtu ekonomikisht  afatgjatë kemi parametra të një tmerri ekonomik) e mos të flasim për konsekuencat nga ngacmimet dhe provokimet etniko-politike si në vend ndaj qytetareve shqiptarë si popull autokton ashtu edhe në raportet me fqinjët.

Per capita, sot kostoja e jetesës perfundimisht është e papërballueshme. Kjo oligarki aktuele institucionale ngarkon edhe më shumë çdo kend e çdo familje për të mbushur arkën buxhetore që po harxhohet thënë thjesht vetëm për “rrush e kumbulla”.

Fatkeqesisht, në këtë mënyrë, nje suicide ekonomik, politik e kombëtar nuk do t’i shmangemi dot.

Ps. Sektori publik po stërngarkohet nga ana e komitetit qendror (duke u futur në borxh tek institucionet ndërkombëtare finansiare për të siguruar vende pune anëtareve të vet) e jo shqiptarët. Shqiptarëve iu është e garantuar me kushtetutë përfaqësimi adekuat dhe i drejtë si dhe avansimi i tyre në kuadër të kuotës së 25.17% (nga regjistrimi i fundit i popullsisë të vitit 2002) në të gjitha institucionet. Derisa ky kusht dhe kjo e drejtë nuk përmbushet, punësime të etnitetit me numër më të madh kushtimisht të themi në sektorin publik, perkatesisht në institucionet shtetërore nuk duhet të ketë. Ky është çelësi i funksionimit të një sistemi multietnik mbi të gjitha efikas shtetërore via sektori publik efikas. Zgjidhje tjetër nuk ekziston..!

Lajme të ngjashme

Back to top button