Shqiptarja me fat, pasuria e milioneres në emër të saj

Nëse shpërblen me dashamirësi, puna jote do të shpërblehet. Kjo ka ndodhur në jetën e shqiptares Tatjana Gjergo, e cila punonte si ndihmëse e astrofizikanes italiane, Margarita Hack.

Shpërblimi për punën e saj është 500 mijë euro dhe banesa e së ndjerës, e cila u nda nga jeta më 13 qershor të vitit 2013.

Disa ditë pas vdekjes së astrofizikës Margherita Hack, më 29 qershor 2013, bashkëshorti i saj Aldo nënshkroi një testament ku urdhëronte që e gjithë pasuria, rreth 700 milionë lekë të vjetra, t’i shkonte kujdestares shqiptare, që ishte kujdesur për vite me radhë për astrofizikanen dhe burrin e saj, Aldo De Rosa, deri në momentet e fundit të jetës.

“Dëshiroj që pas vdekjes time të gjithë të mirat materiale që zotëroj të kalojnë në emër të zonjës Tatjana Gjergo”, e cila bëhet trashëgimtare e ligjshme e pasurisë.

Margarita Hack, 81 vjeçe, kishte specifikuar në testamentin e saj se pas vdekjes së saj dhe burrit, depozitat bankare që arrinin e në vlerën 500 mijë eurove, si dhe shtëpia me vlerë mbi 100 mijë euro do të shkonin për pjesëtarët e familjes dhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, por duket se burri i saj e ka ndryshuar, ndoshta sepse amaneti i gruas nuk ishte plotësuar si duhej.

Astrofizikania konsiderohet e para femër e cila drejtori Observatorin Astronomik të Triestes. Gjatë karrierës shkencore ajo njihet për kontributin në klasifikimin e yjeve dhe konsiderohet ndër zërat më të fortë të komunitetit shkencor evropian e botëror. Pasioni i saj më i madh ishin kafshët, e sidomos macet. /shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button