Verifikimi i përmbajtjeve në mediat sociale

Përgatitur nga ekipi i “Global voices”,

publikuar në Wiki-n e “Global voices” sipas licencës GNU FDL.

 

Postimi i përmbajtjeve të rrejshme në internet është i mundur, e ndonjëherë edhe i lehtë. Poashtu, mund të jetë e vështirë të gjenden burimet origjinale të përmbajtjeve të publikuara në internet. Nëse burimet tuaja janë nga interneti, është me rëndësi të përpiqemi të vërtetojmë se përmbajtjet që janë gjeneruar nga shfrytëzuesit që i shfrytëzoni gjatë raportimit janë autentike, origjinale dhe nga burim i besueshëm.

Verifikimi i përmbajtjeve të gjeneruara nga shfrytëzuesit në internet nuk është shkencë ekzakte dhe ky udhëzues nuk ka ambicie të ofrojë listë definitive të teknikave për verifikim. Nëse dini teknika të tjera, shfrytëzoni ato dhe shpërndani në komunitet.

 

Jini skeptik

Përmbajtjeve të gjeneruara nga shfrytëzuesit duhet të qasemi me skeptizicëm. Duhet të pyetemi: si e dijmë se kjo është e saktë? Hap i parë i mirë është të kemi burime të informatave të cilave u besojmë, mirëpo, megjithatë, duhet ta kontrollojmë informatën, fotografitë dhe videot e njerëzve të cilëve u besojmë, për shkak se edhe ata mund të bëjnë gabime kohë-pas kohe. Më në fund, nëse dëshmohet se përmbajtjet janë të rrejshme, atëherë autorët dhe redaktorët e artikujve të publikuar do ta bartin fajin, e jo burimet e cituara.

 

Kontrollojeni burimin

Duhet ta vërtetojmë se cili është burimi origjinal i përmbajtjes dhe të konstatojmë se a mund t’i besohet ose jo.

 

Gjejeni burimin origjinal

Kjo mund të nënkuptojë se duhet të gërmoni nëpër retweet-et dhe ripublikimet e ndonjë përmbajtjeje të caktuar që ta zbuloni se kush e ka publikuar i pari. Mos u bazoni në fotografi nga tweet-et ose retweet-et manuale (RT), të cilat mund lehtë të falsifikohen. Duhet ta gjeni tweet-in origjinal – qoftë nëse është në dispozicion akoma në internet apo në formë të keshit – nga burimi origjinal. (Çdo tweet ka ueb-adresë të veçantë, unike që e identifikon.)

 

Hulumtojeni historinë e burimit në internet

Lexoni profilet publike dhe publikimet e burimit. A janë ato profile të verifikuara nga “Twitter”-i ose “Facebook”-u? Kini parasysh pyetjet që kanë të bëjnë me konsekuencën, si për shembull:

  • Ku thotë burimi se gjendet? A ka tweet-uar dje se ka pritur shumë gjatë para arkës në një supermarket në Buenos Aires, e sot ka publikuar, gjoja, fotografi të veten nga një fatkeqësi hekurudhore në Rusi?
  • Sa gjatë janë aktive profilet e shfrytëzuesve? A janë krijuar së shpejti?
  • A janë përmbajtjet e profilit me kualitet konsekuent? A bëhet fjalë për njeri? Kini kujdes nga sjellja në formë të bot-it (softuer), që bën publikim automatik sipas orarit ose nga përgjigjet jokoherente.
  • Kë e ndjekin ata? Kush i ndjek ata?

Kërkoni diskutime në internet për burimin nga të cilat mund të kuptoni se a mund t’i besohet atij ose asaj.

 

Kontaktojeni burimin

Mos ngurroni që t’u drejtoheni në mënyrë të drejtpërdrejtë burimeve, të zbuloni më tepër informata për ta ose ta konfirmoni se a janë ata autori i përmbajtjes. Mbani mend, jini skeptikë, mirëpo të sjellshëm.

 

Kontrolloni se a është përmbajtja origjinale dhe autentike

Para se të shfrytëzojmë një pjesë nga përmbajtjet e krijuara nga shfrytëzuesit në internet, duhet të sigurohemi se nuk bëhet fjalë për përmbajtje të rrejshme ose përmbajtje e cila në ndonjë mënyrë është manipuluar. Kjo mund vlejë edhe për një pjesë të përmbajtjeve që janë të vërteta mirëpo që janë vënë në kontekst të gabuar.

 

Kontrolloni faktet

Pa marrë parasysh se a janë në formë të shkruar ose verbale, kontrolloni faktet e deklaratave. Nëse cilado pjesë e deklaratës është e dyshumtë, mos e shfrytëzoni deri sa ta konfirmoni.

 

A është përmbajtja origjinale?

Duhet ta verifikojmë se a është publikuar më parë diku ndonjë përmbajtje e caktuar, si fotografi apo video.

 

Kërkimi i anasjelltë i fotografive

Ueb-faqet sikurse TinEye, Google Images dhe SauceNAO u mundësojnë ta kërkoni rrjetin për kopje të ndryshme të një fotografie. Kjo bëhet në mënyrë të thjeshtë duke e vendosur fotografinë në faqen e tyre kryesore, futjen e ueb-adresës ose me ngarkimin e fotografisë që të gjendet fotografia. Ajo fotografi që ka rezolucion më të madh me siguri është fotografia origjinale, mirëpo nëse gjatë kërkimit paraqiten më tepër fotografi me rezolucion të lartë, atëherë nevojitet punë plotësuese hulumtuese që të përcaktohet se cila fotografi është origjinale.

Кликнете на иконата со фотоапарат за обратно пребарување слики.
Klikoni në ikonën me fotoaparat për kërkim të anasjelltë të fotografive

Shfrytëzuesit e “Google Chrome” kanë qasje deri te ky opcion në menynë që fitohet me klik të djathtë në fotografi (Search Google for this image).

Për video-inçizimet, mund të përpiqeni të bëni kërkim të anasjelltë të fotografisë së vogël që e paraqet videon (ang. thumbnail) që të shihet se a është paraqitur më parë dhe ku.

 

Kërkimi i pjesëve të tekstit

Nëse përmbajtja është bazuar në tekst, zgjidhni nga një ose dy fjali karakteristike dhe shihni se a paraqiten si rezultat i kërkimit në “Google”.

 

Kërkimi sipas fjalëve kyçe

Për ndonjë video-inçizim, bëni kërkim duke i shfrytëzuar fjalët që kanë të bëjnë me të dhe që janë vendosur si fjalë kyçe në ueb-faqen ku është publikuar ai (për shembull në “Youtube”) dhe filtroni rezultatet sipas datës. Ndoshta do të zbuloni se video-inçizimi është publikuar para kopjes me të cilën jeni duke punuar.

 

Pyeteni komunitetin (ang. crowdsource)

Pyetni kontakte tuaja, për shembull, kolegët nga redaksia ose organizata, ose komunitetin relevant të ekspertëve, aktivistëve, gazetarëve ose bloguesve, se a e kanë këtë përmbajtje prej më parë ose ndoshta mund t’ju japin ndonjë udhëzim që mund t’u ndihmojë.

 

A është përmbajtja autentike?

Duhet të kontrollojmë se mos ndoshta përmbajtja, si fotografia apo video-inçizimi, është manipuluar, ndryshuar në ndonjë farë mënyre ose është përshkruar në mënyrë të pasaktë.

 

Kërkoni fotografitë me “Google”

Fotografia e cila është përpunuar në “Photoshop” nuk do të paraqitet kërkimin e anasjelljtë të fotografive, prandaj duhet të jemi më kreativë. Shfrytëzojeni pjesën e “Google” për kërkimin e fotografive (images.google.com) që të kërkoni sende, elemente, ose personalitete specifike që paraquiten në fotografi. Kontrolloni fotografitë që tregojnë gjëra që përputhen me ato që gjenden në fotografinë që e kontrolloni.

 

Konfirmojeni datën

Data e futjes në internet

Kontrolloni se data e futjes në internet (ang. upload date) a përputhet me ngjarjen për të cilën flet përmbajtja. Kini parasysh se datat me të cilat “Youtube”-i i shënon video-inçizimet e tij (ang. timestamp) janë sipas Kohës standarde të Pacifikut (PST), e cila për nëntë orë dallohet nga zona kohore në të cilën gjendet Maqedonia. Kjo datë, orë dhe minutë ka të bëjë me kohën e fillimit të futjes së video-inçizimit, ashtu që mund të duket sikur disa video-inçizime janë futur para se të ndodhë një ngjarje e caktuar.

Kontrolloni kushtet kohore

Nëse ndonjë fotografi, video-inçizim ose përshkrim thotë se gja në një lokacion të caktuar, në një moment të caktuar, moti ka qenë me shi ose me diell, kontrolloni këto fakte. Kjo është mënyrë e mirë që të zbulohet ndonjë mashtrim nëse ndonjë përmbajtje e vjetër gabimisht paraqitet sikur ka të bëjë me ngjarje aktuale.

Kontrolloni meta të dhënat

Nëse i keni fotografitë në formën e tyre origjinale, mund t’i kontrolloni meta të dhënat që ta konstatoni datën e inçizimit nëpërmjet shërbimeve siç është findexif.com. Disa ueb-faqe të mediave sociale i fshijnë ose i ndryshojnë meta të dhënat nga fotografitë në momentin e futjes në internet.

 

Konfirmojeni lokacionin

Kontrollojeni veshjen

Nëse fotografia, video-inçizimi ose përshkrimi i veshjes duket i çuditshëm për një fushë apo stinë të caktuar, kontrolloni edhe njëherë.

Kontrollon se a ka monumente të dukshme

Nëse fotografia, video-inçizimi ose përshkrimi përmbajnë monumente të arkitekturës ose natyrore, kontrolloni se a përgjigjen ato me lokacionin e dhënë të përmbajtjes. Për shembull, nëse video-inçizimi thotë se ka të bëjë me Meksikën dhe në prapavijë ka statujë të Jezusit, konfiromojeni se bëhet fjalë për statujën meksikane “Kristo Rei“, e jo për atë braziliane “Kristo Redentor“, kolumbiane “Kristo Rei“, boliviane “Kristo de ka Konkordia” apo atë portugeze “Kristo Rei“.

Një vegël që mund t’ju ndihmojë të konfirmoni pejsazhe dhe lokacione që paraqiten në përmbajtje të gjeneruara nga shfrytëzuesit është “Google Maps” me opcionin “Street View” (ang. Google Maps street view option).

Shenja ose tekst

Nëse në fotografi apo në videoinçizim paraqiten shenja ose tekst, analizoni ato që të shihni se a përgjigjen me lokacionin e dhënë.

Prezenca e slengut apo dialektit karakteristik për ndonjë vend

Sigurohuni se dialogu që mund të dëgjohet i përgjigjet lokacionit të dhënë në video-inçizim ose në ndonjë përmbajtje tjetër.

Shfrytëzojeni mençurinë e turrmës (ang. crowdsource)

Pyetni anëtarët e komunitetit tuaj që ta vërtetoni se a është e saktë data ose lokacioni, gjegjësisht t’ju tregojnë se kush mund t’ju ndihmojë.

Kontaktojeni burimin

Përësëri, mos u frikësoni që t’i drejtoheni burimit që të kuptoni më tepër për rastin.

 

Përfshijeni procesin e verifikimit në storjen tuaj gazetareske

Kur bëhet fjalë për mediat sociale, është me rëndësi të jemi të hapur ndaj lexuesve që edhe ata ta shohin se për ç’arsye kemi besim në përmbajtjen e caktuar nga interneti. Përpiquni që t’i përfshini detajet për atë se si e keni verifikuar atë, së bashku me pjesën tjetër të raportimit tuaj.

 

Lista për kontrollim

Para se të përfshini ndonjë përmbajtje të gjeneruar nga shfrytëzuesit në storjen tuaj, sigurohuni se e keni kryer këtë:

  • A e kontrolluat burimin?
  • A e vërtetuat se përmbajtja është origjinale dhe autentike?
  • A e vërtetuat datën/kohën e përmbajtjes?
  • A e vërtetuat lokacionin e përmbajtjes (nëse është i ndryshueshëm)?

 

Studime të rasteve dhe resurse (në anglisht)

Lajme të ngjashme

Back to top button