fbpx

Pritet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri

Qeveria shqiptare do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për situatën alarmante të krijuar në jug të vendit nga përmbytjet.

Mbledhja është zhvilluar në ora 20:30 dhe pritet që të vendoset gjendja e jashtëzakonshme për pesë qarqe në jug të vendit, njofton gazeta proqeveritare Shekulli.

Situata mbetet kritike kryesisht në Vlorë dhe Fier, ndërsa pritet që gjatë ditës së mërkurë situata të përkeqësohet nga shtimi i intensitetit të reshjeve.

Deri tani janë mbi 300 familje të evakuara dhe rreth 3,000 hektarë tokë nën ujë. Bilancit të dëmeve duhet t’iu shtohen qindra shtëpi të dëmtuara, qindra e ndoshta mijëra bagëti të mbytura etj.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close