Taravari: 70% e anëtarëve të PDSH-së i janë bashkuar Selës

Njëri prej përfaqësuesve të Lëvizjes për Reforma brenda PDSH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë bombastike në lidhje me raportet me oponentët në partinë që drejtohet nga Menduh Thaçi.

“70 % deri në 80 % të anëtarëve të PDSH-së tashmë kanë kaluar në Lëvizjen për Reforma brenda PDSH-së”, ka thënë Taravari, i cili ishte i ftuar në televizionin ‘TV2’ të Gostivarit, ku foli kryesisht për procesin nëpër të cilën kalon Lëvizja për Reforma në PDSH.

Taravari ka deklaruar gjithashtu se edhe BDI-ja dhe PDSH-ja që të dyja janë në Qeveri. /Shenja

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button