Ikjet masive nga Kosova: Arsimtari s’ka me kë të luajë futboll!

Ikjet masive nga Kosova, po prekin çdo qytetar. Mllefin dhe dhembjen e tij e shpreh ndryshe arsimtari nga Dardana, Faton Krasniqi.

“Sot u zhgënjeva shumë… As ekipin futbollistik nuk po mund ta kompletojmë për lojën e ardhshme. Gjysma e shokëve në Hungari, Gjermani, Zvicër… Shokë, ju shkuat, unë këtu do të rri me këta 4-5 sa kemi mbetur. Atdheu në rrezik – vendlindja thërret!”, ishte postimi i ti dëshpërues në profilin e tij në Facebook.

“U angazhuam e u grumbulluam do pleq, po ekipin e banëm! Rinia n’Hungari”, ishte postimi i tij i radhës, të cilin e ilustron me një fotografi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button