Bombë në rrugën ku kalonte eskorta e presidentit Erdogan

Një bombë sot ka shpërthyer në rrugën nga e cila kalonte kolona e presidentit të Turqisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se lajmi është konfirmuar edhe nga burimet zyrtare të Turqisë.

Sipas burimeve turke, bomba ka shpërthyer në një rrugë e cila çon drejt pallatit presidencial të Recep Tayyip Erdoğanit, gjysmë ore para kalimit të kolonës së presidentit të Turqisë.

Funksionarët shtetërorë të Turqisë akoma nuk janë deklaruar në lidhje me këtë rast.

Shpërthimi ka ndodhur në kohën kur Erdogani ishte në një ceremoni të promovimit të një godine shtetërore në rajonin Sultan Gazi në Stamboll. Forcat e sigurisë së Turqisë kanë arrestuar një person të armatosur në lidhje me këtë ngjarje.

Disa opozitarë këtë atentat e kanë quajtur një skenë propagandistike për të rritur popullaritetin e Erdoganit.

Lajme të ngjashme

Back to top button