Ronaldo mbetet “mbret” deri në 2018

Rinovimi i kontratës së Cristiano Ronaldos është çështje ditësh. Pas shumë muajsh tratativash, Real Madrid bëhet gati të deklarojë zgjatjen e bashkëpunimit me yllin portugez deri në 2018.

Presidenti Florentino Perez ka ndërmend të zyrtarizojë këtë marrëveshje përpara datës 22 shtator kur është asambleja e ortakëve të klubit.

Edhe pse mungojnë disa detaje numri një i Los Blancos nuk dëshiron që kjo çështje të zgjatet më tej. Madje kjo kontratë pritet ta bëjë Ronaldon futbollistin më të paguar në botë, një premtim i dhënë nga presidenti Perez kohë më parë.

Kontaktet e para për rinovimin e kontratës mes palëve ka nisur në përfundim të sezonit 2011-12 dhe që nga ajo kohë nuk ka munguar edhe tensioni.

Kulmi erdhi më 2 shtator kur Ronaldo deklaroi se ndjehej i trishtuar pas bisedës së bërë me rpesidentin Perez. Në atë moment 28 vjeçari vendosi të mos rinovonte kontratën dhe të mendonte largimin nga Madridi.

Menaxheri i futbollistit i la takim presidentit Perez në përfundim të sezonit për të rinisur bisedimet e rinovimit të kontratës.

Numri një e kuptoi mesazhin dhe në çdo deklaratë shprehej se Ronaldo është më i miri në botë dhe se me portugezin triumfi në Champions League është i sigurtë. Ky ishte hapi i parë për të thyer akullin me Ronaldon që kuptoi se mbetet futbollisti më i rëndësishëm në skuadër.

Lajme të ngjashme

Back to top button