Si ta bëni për vete vjehrrën

Për nuset janë vjehrrat të këqija ndërsa për vjehrrat janë nuset! Një dilemë kjo që nuk është zgjidhur në shekuj.

Jemi munduar që t’u sjellim disa këshilla nuseve të reja në mënyrë që të kenë një marrëdhënie të mirë me vjehrrën.

– Sido që të jetë vjehrra në sytë tuaj asgjë nuk e ndryshon faktin që ajo është nëna e bashkëshortit tuaj, pikërisht kjo të ‘detyron’ të gjesh gjuhën e përbashkët me të.

– Me siguri që bashkëshorti ka trashëguar disa tipare apo veprime nga ajo. Kështu identifikojini këto tipare dhe bisedoni me vjehrrën për to. Tregoji asaj detaje se si ke rënë në dashuri me djalin e saj, me tiparet, apo takimin e parë me të.

– Herë pas here ftojeni vjehrrën për të dalë. Bashkëshorti juaj jo gjithmonë ka kohë për të dalë me nënën e tij por këtë mund ta bëni ju dhe kjo ju ndihmon të dukeni mirë në sytë e bashkëshortit tuaj. Ftojeni për një kafe apo dilni për pazar me të.

– Gjatë kohës që kaloni bashkë përpiquni të kuptoni se cilat janë dëshirat e saj. Tregoni interes për gjërat që ajo pëlqen. Kjo do të zgjerojë më tej gamën e bisedave që mund të bëni bashkë.

– Vazhdimisht kërkoni këshillat e saj pavarësisht nëse keni vërtet nevojë apo jo, bëjeni për ta bërë të ndihet e rëndësishme. Mund ta pyesni se çfarë ëmbëlsire të gatuani për ditëlindjen e bashkëshortit apo si të rregullosh diçka që të është prishur në shtëpi.

– Mos i refuzo dhurata që të bën vjehrra, pavarësisht nëse të pëlqejnë apo jo. Mund të mos jenë të stilit tuaj por nuk ndodh asgjë nëse i vishni një herë.

– Gjeni mënyrën për ta komplimentuar vjehrrën qoftë dhe për ndryshmet e vogla që bën ajo në lukun e saj. Thojini se i shkon çanta, flokët i duken mirë…

– Pika më e fortë, ajo që mund të iu bashkojë është kuzhina. Pyeteni atë edhe për gjërat që ju i dini, pyeteni edhe nëse gjella ka kripë apo është bërë e mirë. Përfshijeni dhe atë në gjithçka që ka lidhje me shtëpinë duke e bërë kështu që të ndjehet e rëndësishme.

– Bëjini dhuratë. Një dhuratë sado e vogël qoftë ajo tregon se ju kujtoheni për të. Tregohuni edhe e zgjuar dhe dhuratën jepjani në praninë e bashkëshortit.

– Ajo që i lumturon pa masë vjehrrat dhe që nuk rezistojnë dot janë fëmijët. Bisedoni me të për fëmijët që do të keni, për trashëgimtarët, për planet tuaja. E ka të pamundur t’i rezistojë kësaj bisede dhe kjo bisedë bën që ju të dukeni mirë në sytë e saj.

Marrë nga Ballkanweb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button