Shkollim sa një mjek – diplomë arsimtari!

Reformat qeveritare në fushën e arsimit përveç provimit shtetëror, që kontestohet nga numri më i madh i profesorëve universitarë, parashikojnë edhe disa reforma në arsimin fillor, midis të cilave është edhe formimi i Akademisë së Arsimtarëve .

Me Ligjin e ri të për institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm parashikohet që vetëm fakultetet në kuadër të universiteteve publike të kenë të drejtë të kenë programe studimore për kualifikimin e arsimtarëve, edhe atë vetëm me pëlqim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Sipas Ligjit do të themelohet institucioni i ri që do të  quhet Akademia e Arsimtarëve (AA), e cila do të ketë për detyrë që ndajë licenca për arsimtarët. Profesori Avzi Mustafa sqaroi se arsimtarët lëndorë dhe ata të shkollave profesionale, pas katër viteve studimi detyrohen edhe një vit ta ndjekin Akademinë, duke iu nënshtruar provimeve pedagogjike, psikologjike dhe praktikës shkollore, gjë që do të jetë jomotives për shumë studentë.

Ligji 4+1 vite mësim

Ligji parashikon që përveç titullit arsimtar të ketë edhe tituj tjerë si arsimtar-mentor dhe arsimtar- këshilltar, të cilët do të zgjedhen nga radhët e arsimtarëve më të spikatur dhe me rezultatet e tyre më mira në procesin e evaluimit integral.Profesorja e Fakultetit Pedagogjik në Shkup (FPSH), Rozalina Popova vlerëson se Akademia e Arsimtarëve aspak nuk është e nevojshme, madje është edhe e paarsyeshme. Sipas Popovës profesioni i arsimtarit është i rregulluar, që do të thotë se me diplomimin në fakultetet pedagogjike ose fakultetet tjera për arsimtarë, të diplomuarit marrin arsimim formal, me të cilin mund të punësohen në arsim. Më pas vijon dhënia e provimit profesional ‘stazhues’, i cili jep mundësi për verifikimin e aftësive të tyre për mbajtjen e orës së mësimit, njohjen e Ligjit të arsimit të lartë dhe atij të arsimit të mesëm dhe në është përgatitja e një punimi nga një sferë e caktuar. 

‘’Përveç kësaj, para do kohe u miratua Rregullorja për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas së cilës personat që përfundojnë fakultet për arsimtarë mund të arrijnë rikualifikim pedagogjik edhe atë me anë të dhënies së 3 provimeve të detyrueshme dhe 2 zgjedhore si dhe me realizimin e 45 orëve praktike në ndonjë shkollë të caktuar fillore dhe të mesme dhe më pas mund të punojnë arsimtarë në arsimin fillor dhe të mesëm. Por ky koncept bie në ujë me themelimin e Akademisë,” thotë  profesorja Popova.

 

Ligji i papranueshëm,nënçmohen kuadri dhe diploma

Më tej ajo sqaroi se kriteret për arsimtarët janë të lartameqë japin disa provime në mënyrë verbale, ndërsa për regjistrim nxënësi duhet të ketë mesataren në shkollimin e mesëm jo më pak se 4.00. Ndërkohë Fakulteti Filologjik në Shkup (FFSH) konsideron se ky ligj është i papranueshëm, kundërkushtetues, diskriminues dhe i dëmshëm, meqë me anë të tij nënçmohen kuadri dhe diploma e fakultetit, zhvlerësohet dija dhe përvoja e profesorëve, por edhe puna e deritanishme dhe përparimi në fushën e filologjisë dhe mësimit të gjuhës amtare dhe gjuhëve të huaja. Sipas këtij fakulteti, propozimi për formimin e Akademisë së Arsimtarëve i zhvlerëson diplomat që i japin fakultetet e mësimdhënies në Maqedoni.

Ekspertët kundër reformave 

Avzi Mustafa thotë  se nëse ndryshimet kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë dhe nëse rrugëzgjidhja kërkohet nga këndvështrimi institucional, ato janë më se të domosdoshme. Por ai beson se kjo që ndodh në arsim është huqje në drejtim të arritjes së qëllimit, meqë miratohen ligje me shpejtësi e pa dialog të hapur konstruktiv dhe pa diskutim të argumentuar të të gjithë pjesëmarrësve të arsimit.

Ndryshimet e propozuara ligjore në arsim si pikënisje e kanë dhënien e diplomave aktuale të dala nga universiteti, se ato janë të pamjaftueshme për t’i pajisur studentët me një kualifikim të tillë dhe se të diplomuarit nuk i posedojnë kompetencat e nevojshme. Ndoshta edhe mund të jetë ashtu në disa raste, por këto ndryshime do të ishin të mira nëse do të bëheshin në institucione, gjegjësisht në fakultetet pedagogjike, e jo përmes krijimit të një institucioni pranë Ministrisë së Arsimit që do të emërtohet Akademi e Mësuesve”, theksoi Mustafa.

Mustafa: Akademia nuk ka kapacitete

Profesori Mustafa shton se krijimi i kësaj akademie pranë MASH-it, edhe sikur të ketë qëllime të pastra, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të menduarit analitik. Andaj përmes këtij ligji, kështu siç është konceptuar, ai është më se i bindur se do të veprojë si institucion administrativ dhe politik dhe asgjë më tepër.‘’Nga ligji shihet se komisionin do ta përbëjnë një përfaqësues i zgjedhur nga ministri, një përfaqësues i zgjedhur nga sindikata, një nga Inspektorati i Arsimit, një nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, një nga fakulteti dhe një nga jashtë. Dhe, vallë po pyesim a janë këta anëtarë më të kualifikuar se profesorët e fakulteteve? Ky është zhvlerësim total i kuadrit të fakulteteve”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa profesori universitar, Petar Atanasov, i cili drejton Komisionin partiak për arsim të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) konstaton se propozimet e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së në arsim miratohen në mënyrë jotransparente, pa asnjë debat dhe thuajse dhunshëm, por edhe në mënyrë selektive dhe pa ndonjë strategji të menduar dhe të rrumbullakësuar për zhvillimin e arsimit.

Sikur dikush bën lojëra me ndryshimet e ligjeve, të cilat sipas informacioneve tona si propozime përgatiten në qeveri dhe më pas dërgohen për përpunim në Ministrinë e Arsimit, e cila së bashku me organet e saj është përmbushëse e dëshirave të dikujt në qeveri. Me ndryshimet e fundit, përfshirë edhe Akademinë e Arsimtarëve, mijëra mësimdhënës në mënyrë të përhershme duhet të paguajnë për trajnime, licencë dhe për dofarë testesh për integritet dhe personalitet. Një keqtrajtim i këtillë i mësimdhënësve, puna e të cilëve është përkushtimi në procesin edukativ-arsimor deri më tani nuk është parë”, tha Atanasov.

Njohja e gjuhës së huaj- kusht ligjor

Fakulteti Filologjik në Shkupvlerësoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në mënyrë kundërkushtetuese këmbëngul që njëri nga parakushtet kryesore për arsimtarët të jetë mësimi i gjuhës angleze, meqë në këtë mënyrë zhvlerësohen gjuhët etnike. Kjo sipas profesorit Mustafa më së shumti do ta godasë kuadrin mësimor.

Provimi i gjuhës së huaj, me të cilin kërkohet nga arsimtarët të posedojnë një prej certifikatave ose dëshmive të njohura ndërkombëtare për njohje aktive të gjuhës angleze jo më të vjetër se pesë vite, do të jetë një prej kushteve që në të ardhmen të mos ketë interes për t’i vazhduar drejtimet pedagogjike. Madje, druaj se kështu shkollat shqipe do të mbeten pa arsimtarë dhe pastaj do të duhet të huazojnë arsimtarë maqedonas. Në të vërtetë, nuk e kuptoj arsyen pse duhet të dihet detyrimisht anglishtja, e jo gjuha e komunitetit fqinj, në këtë rast shqipja ose gjuhët e tjera të bashkësive fqinje etnike në Maqedoni”, tha Mustafa.

Ai madje shtoi se Komisioni pranë Akademisë se nuk do të dijë se çka duhet të vlerësojë te të diplomuarit e profileve të ndryshme, sidomos arsimtarët e shkollave profesionale, ndërsa profili i këtillë arsimor në gjuhën shqipe edhe ashtu gjendet rëndë, ndërsa me këtë ligj do ta pësojë edhe më rëndë.

 

Reformat me konsensus

 

Nga ana tjetër sipas profesorit Atanasov reformat strukturore miratohen me konsensus të plotë dhe pas një debati dhe analizave të shumta, por qeveria është e shurdhër dhe e verbër ndaj qëndrimeve të grupeve të interesuara në shoqëri: studentët dhe arsimtarët.

Atanasov mendon se reformat serioze nuk do të sjellin rezultate gjatë natës dhe nëse këtu gabohet dëmet do të jenë të mëdha, të cilat do t’i paguajnë gjeneratat e ardhshme. Ai shtron pyetjen se kush garanton që këto hapa të Qeverisë janë të mira, duke dhënë përgjigjen se këtë po e bëjnë politikanët, ekipet e tyre dhe shtabet partiake, ndërsa qeveria sillet sikur kjo të jetë puna më e lehtë në botë. LSDMakuzon se VMRO-DPMNE-ja në të kaluarën punësoi qindra kuadro partiake në arsim dhe shtrohet pyetja se nga cilat resurse do të paguhen dhe vallë do të zmadhohen dënimet për gjoba që të mbushet buxheti.

Deri më tani nuk u respektua meritokracia. Të gjitha kriteret që u imponohen arsimtarëve kanë vetëm një qëllim-kontrollin e të punësuarëve në institucionet arsimore.Standardet që imponohen janë një blof i madh që të frikësohen arsimtarët. Shtrohet edhe pyetja se pse kaq shumë punësime në shkolla kur mijëra qytetarër e lëshojnë shtetin, ndërsa numri i nxënësve çdo ditë bie në mënyrë drastike”, tha Atanasov.

Opozita konkludoi se ligjet e reja rrisin presionet ndaj arsimtarëve, edhe atë me anë të disa projekteve teknologjike, siç është ditari elektronik, për mosplotësimin e të cilit pasojnë dënimet. Ky ditar sipas opozitë s ua merr kohën arsimtarëve, ndërsa presioni ndaj tyre bëhet edhe më i ashpër me anë të testimit ekstern, i cili shërben si instrument politik për largimin nga puna të arsimtarëve  të cilët gjoja nuk kanë cilësi dhe kanë rezultate të dobëta.Ndërkohë ,edhe përkundër kritikave të opozitës ,Qeveria dhe MASH, i kanë  konsideruar reformat si të  domosdoshme dhe mjaft të rëndësishme për Maqedoninë.Akuzat e opozitës MASH i ka vlerësuar si të pabaza./ INBOX7

Lajme të ngjashme

Back to top button