Vdes një i ri gjatë protestës në Turqi

Viktima, 22 vjeçari Ahmet Atakan është lënduar rëndë gjatë protestës në qytetin Hataj në Turqi dhe më vonë vdes në spital. Atakan u lëndua pas përleshjeve në mes protestuesve dhe policisë pas tentimit të protestuesve për të kaluar në bulevardin kryesore në Hataj edhe përkundër paralajmërimeve të policisë. 

Deri më tani ka të dhëna kontradiktore për atë se si u lëndua  takan. Sipas miqve të tij, ai është qëlluar në kokë nga një granatë lotsjellës që është hedhur nga policia, ndërsa policia thotë se ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një ndërtesë tre katesh deri sa është përpjekur që të vjedh një kolektor diellor.

Lajme të ngjashme

Back to top button