Shkup, makina e OSBE shtyp për vdekje një person, ambasadori shpreh ngushëllime

Sot pasdite në ora 13 e 40 minuta në bulevardin “Aradhet e Partizanëve” humbi jetën një 74 vjeçar. Ngjarja ndodhi në afërsi të urës “Kombet e Bashkuara” kur vetura e tipit “Hjundai” xhip me targa diplomatike të misionit të OSBE-së në Shkup e ka shkelur për vdekje këmbësorin i cili ka qenë duke e kaluar rrugën.

Аmbasadori shpreh ngushëllime

“Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Breth, shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjen dhe të dashurit e banorit nga Shkupi, i cili humbi jetën sot si pasojë e përplasjes me makinën e Misionit të OSBE-së në Shkup. Misioni i OSBE-së është duke bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe autoritetet relevante në hetimin e këtij incidenti tragjik. Ambasadori Breth theksoi se stafi i OSBE-së obligohet të respektojë Kodin e Mirësjelljes për sjellje profesionale dhe secili i punësuar që shkel këtë Kod, do t’iu nënshtrohet adekuate nga ana e OSBE-së.„ thuhet në kumtesën e OSBE-së lëshuar mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button