Reagimi i BDI-së për rastin “Puç” i ngjashëm me reagimin rus

Ajo që mund të vërehet në reagimet e shumta për rastin “Puç” është se vetëm në reagimin e Ministrisë së jashtme ruse dhe reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), përmendet frika nga reflektim i mundshëm i këtij rasti mbi marrëdhëniet ndëretnike, shkruan gazeta Lajm.  Frikë për reflektim të mundshëm të këtij rasti ndaj marrëdhënieve ndëretnike nuk shprehet as te reagimi i BE-së, as te i SHBA-ve, e as te reagimi i Britanisë së Madhe ose Gjermane. Që të jetë skandali më i madh, formulimet në kumtesën e MPJ-së ruse dhe BDI-së janë mjaft të ngjashme.

Për këtë arsye, janë paraqitur dyshime se duke i dhënë “bombave” të Zaevit konotacion të rrezikut për marrëdhëniet  ndëretnike, BDI po tenton të mbrohet nga ndonjë e vërtetë e hidhur që mund të zbulohet për këtë parti?

Lajme të ngjashme

Back to top button