Pesci fitoi Shkëndijën në sekondat e fundit

Shkëndija ka pësuar disfatë 0:1 nga Pesci i Hungarisë në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku ekipi ‘kuqezi’ qëndron në përgatitje 20-të ditore. Ndeshja e sotme u zhvillua në mot të vështirë, me erë të fuqishme dhe të rreshura të vazhdueshme të shiut, që kufizoi futbollistët e të dyja skuadrave për të treguar lojë më të mirë në teren.

Në kushte të këtilla rastet para portave respektive ishin minimale, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua në kohën shtesë, kur David Makuvart ishte i saktë nga pika e bardhë.
KF SHKËNDIJA: Jovanovski (Kandikjan 61’), Adili (Mitrov 61’), Vukçeviç (Berisha 61’), Miliev (Abdulla 61’), Demiri (Ashkovski 61’), Useini (Selmani 61’), Pollozhani (Bojku 61’), Zhunior (Imeri 61’), Alimi (Juffo 61’), Vruçina (Asani 61’ (Fetahi 75’)), Idrissou (Kirovski 61’).

Lajme të ngjashme

Back to top button