KH: Denoncimet ndaj qeverisë është absurd të trajtohen si rrënim kushtetues

Komiteti i Helsinkit deklaron se qëllimi liderit opozitarë Zoran Zaev që të prezantojë informacionet për sjelljen kriminale dhe korrupsionin e qeverisë është absurd që të trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve shtetërore.

“Një material i tillë mund të jetë vetëm në interes publik nëse merret parasysh se qeveria për procedurat e veta përgjigjet para qytetarëve që e kanë zgjedhur. Jemi të shqetësuar nga mundësia që nëpërmjet ngritjes së padisë ndaj Zaevit të fshihen dëshmitë për korrupsionin dh kriminalitetin”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button