Debat në Parlamentin evropian për pezullimin e regjimit pa viza

Raporti i deputetit spanjoll, Agusto Mera nga grupi i demokristian për mekanizmin për pezullimin e vizave dhe reciprocitetin me vendet për të cilat qytetarëve evropian u duhet vizë, papritur u gjet në sesionin plenar të PE-së, për raportin do të duhet të votohet të enjten, votim pas dy viteve negociata mes PE-së, Komisionit Evropian (KE) dhe Këshillit të ministrave, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. 

Sipas komisarit të ri kroat Neven Mimica i cili fliste në emër të KE-së në Strasburg, BE-ja thjeshtë nuk do ta ndërprerj regjimin e vizave. “Numri i azilantëve është ende i madh, por po zvogëlohet. Punojmë me Ballkanin Perëndimor që ta vëzhgojmë situatën. Por nëse mekanizmi i pezulluar është vendosur dhe nëse situata e tanishme vazhdon, një ose më shumë vende anëtare do ta vendosin masën. Por duhet të jetë e qartë se vendosja e masës nuk do të çojë në ndërprerjen e udhëtimit të lirë. KE-ja do të jetë ajo e cila do të vlerësojë nëse kushtet për mekanizmin e pezulluar dhe serioziteti i situatës janë të respektuar” , tha Mimica.

 Mekanizmi i pezulluar sipas ithtarëve të raportit nuk është përpunuar për Ballkanin Perëndimor por për të gjithë ato të cilët kanë regjim të lirë me Shengenin. Megjithatë, në diskutimet erdhi deri te shprehja se pikërisht situata me azilantët të cilët vijnë nga Ballkani Perëndimor kërkon kujdes të veçantë sepse ka ndikim ndaj zgjerimit dhe politikës së azilit. 
Euro deputetja Tanja Fajon në sesionin plenar në Strasburg u bëri thirrje anëtarëve të PE-së në emër të grupit të socialistëve dhe demokratëve evropian të votojnë kundër mekanizmit për vendosjen e  pezullimit të regjimit pa viza, për vendet nga të cilat vijnë një numër i madh i azilantëve, duke i përfshirë edhe vendet e Ballkanit dhe Maqedoninë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button