SHGM ashpër dënon shpërdorimin brutal të servisit publik radiodifuziv

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon shpërdorimin brutal të servisit publik radiodifuziv, Radio televizonin e Maqedonisë për nevoja të politikës ditore.  RTM finansohet nga taksa radiodifuzive e qytetarëve dhe duhet t’i shërbejë interesit publik.

“Emisioni debativ i emituar drejtpërdrejtë të dielën mbrëma në ora 20 i drejtuar nga redaktori përgjegjës Goran Petrevski, ku temë e bisedës ishte afera Puç, është shembull eklatant i sjelljes joprofesionale dhe joetike të një gazetari që punon në servisin publik.

Në vend që debati të shërbëjë si mundësi që qytetarët të marrin informacione dhe analiza shtesë për këtë temë aktuale, biseda u shëndrua në promovim të njëanshëm të qëndrimeve të partisë në pushtet.

Me këtë emision, redaktori Petrevski shkeli standardet dhe parimet themelore të parapara në nenin 111 të Ligjit për shëbime audio dher audiovizive mediatike për gazetarët dhe redaktorët që punojnë në RTM.

Përmes përzgjedhjes së mysafirëve Petrevski shkeli parimin ligjor për të qenë i paanshëm dhe gjithëpërfshirë në informacione si dhe parimin për të qenë i paanshëm politikisht dhe të promovojë pluralizëm të pikëpamjeve.

Me mënyrën e drejtimit të emisionit ai shkeli parimin për të mos favorizuar qëndrime dhe interesa të një partie politike.

Dyshime shtesë për motivet e vërteta të emisonit nxit edhe fakti se ai nuk ishte i paraparë me skemën programore të RTM, sipas të cilës në atë kohë ishte paraparë të emitohet sport, meteo dhe film artisitik.

SHGM fton Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, e cila është është përgjegjësie për zbatimine  ligjit, të reagojë dhe të të mos lejojë këtë lloj të keqpërdorimit brutal të servisit publik dhe shkeljes së standardeve dhe parimeve që duhet t’i zbatojnë gazetarët de redaktorët e RTM gjatë prodhimit dhe emitimit të programeve.”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button