Besa: Jemi të pa anshëm, por ndjekim me kujdes zhvillimet në vend

Lëvizja BESA  po ndjek me vëmendje zhvillimet e reja pas paralajmërimeve për zbulimin e provave dhe pas arrestimeve të reja, dhe se do të mbetet e paanshme ndaj këtyre zhvillimeve.

Për këtë Lëvizje, nuk ka rëndësi nga kush vjen e vërteta dhe kush mund të preket nga zbulimi i saj, por “me rëndësi është vetëm e vërteta”.

“Prandaj, në mungesë të informacioneve të plota, por duke kërkuar transparencë maksimale – që opinioni të jetë i njoftuar deri në detaje për gjithçka që pretendohet si e vërtetë, si dhe transparencë për zbardhjen e akuzave që janë lëshuar këto ditë nga të dyja kampet, BESA mbetet të presë që vetëm pastaj të deklarohet”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Me këtë rast, thuhet në reagim, aq më shumë mbetemi të interesuar që të zbardhet e vërteta nëse ajo ka të bëjë me dëmtimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe për rolin e faktorit shqiptar në këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button