Janë dëmtuar disa rrugë, vendosen ndalesa për qarkullim

­ Derdhja e lumenjve nga reshjet e rrëmbyeshme dhe shkrirja e borës gjatë 24 orëve të fundit dëmtuan shumë rrugë, kryesisht në Maqedoninë lindore. Nën ujë dhe me shembje janë disa drejtime rrugore, ndërsa komunikacioni është ndërprerë. Sipas LAMM, drejtimi rrugor Makedonska Kamenicë­Koçan është në ndërprerje për shkak të shembjes së gurëve dhe dheut, rruga magjistrle Dellçevë­Koçan është rikahëzuar përmes fshatit Bigla për shkak të shembjeve më të mëdha afër vendit Draket. E pakalueshme për të gjitha automjetet motorizuese është rruga lokale drejt digës Mantovë, për shkak të derdhjes së lumenjve.

Nga udhëkryqi për hyrje në rajonin qendror të qytetit të Shtipit komunikacioni është i mbyllur për të gjitha automjetet.Për shkak të ujit të shumtë, në ndërprerje është edhe komunikacioni në rrugën rajonale nga fshati Topollçan drejt fshatit Klepaç, ndërsa në rrugën rajonale afër vendit Gllobicë në atarin e fshatit Ratavicë, për shkak të rrëshqitjes së bregut dhe të një pjese të madhe të rrugës. Nuk qarkullohet as në rrugën lokale fshati Ratavicë drejt fshatit Bunesh për shkak të minimit të rrugës dhe shembjes së urës së lumit Zlletovicë.

Komunikacioni është ndërprerë edhe në drejtimin rrugor fshati Podllog i Epërm­fshati Mojancë, ku është derdhur lumi Masallnicë dhe rruga drejt fshatit Kuçiçinë për shkak të derdhjes së lumit Bregallnicë. Nuk është e kalueshme as rruga rajonale Krushevë ­ fshati Pusta Rekë, ku gjatë ditës është paralajmëruar pastrimi nga ana e ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

LAMM informon për ndërprerje të komunikacionit edhe në rrugën rajonale fshati Konjare e VogëlKadino Sellë, si dhe Prilep­Krushevë në afërsi të fshatit Vërbjan dhe ndërmjt fshatrave Borotinë dhe Obrashan dhe Krivogashtan. Drejtimi rrugor f. Novac -­ Ribarci­, si dhe rriga nga f. Kremenicë deri në f. Gremian janë nën ujë dhe ka dëmtime të mëdha, ndërsa para shembjes është ura e lumit në fshatin Gremian

Lajme të ngjashme

Back to top button