Xhaka nuk ndryshon ambientin

Granit Xhaka ka rinovuar me skuadrën e Borussia Mönchengladbach. Xhaka ka zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2019.

“Graniti ka ardhur këtu para një viti e gjysmë dhe është bërë një lojtar i rëndësishëm këtu, ne jemi të kënaqur që ai ka vazhduar edhe për shumë kohë me ne”, tha drejtori sportive i Borussia Mönchengladbach, Max Eberl.

Ndërsa Granit Xhaka është shprehur i lumtur me vazhdimin, “Jam shumë rehat në Borussia, ky është sezoni I tretë dhe po ndihem mjaftë mirë, jam krenar dhe I lumtur për vazhdimin”, tha mesfushori kosovar.

Lajme të ngjashme

Back to top button