Zaev: Do të publikojmë çdo informacion që kemi

Pas takimit me ambasadorin Aivo Orav, LSDM në një komunikatë të saj bënë të ditur se, Do të publikojë të gjitha informacionet që ka.

Do të publikojmë gjithçka kemi. Kështu ka thënë lideri i opozitës Zoran Zaev, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së, Aivo Orav.

“Është detyrë dhe obligim i gjithsecilit që ka në dorë këto prova, që t’i publikojë ato”, ka deklaruar Zaev.

Ai mësohet të ketë thënë gjithashtu se kërkesa e opozita për qeveri teknike nuk mund të cilësohet si shantazh dhe tentativë grusht shteti.

Zaev është ndalur edhe te çështja e raportimit të medieve dhe veçanërisht të servisit publik.

“Servisi nacional RTVM bllokoi tërësisht deklaratat dhe qëndrimet e LSDM-së. Fjalimi i kryeministrit Nikola Gruevski u transmetua live, në mënyrë integrale, ndërsa fjalimi i liderit të opozitës u emitua vetëm për 40 sekonda”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button