Bllokada në Bllacë e padurueshme (VIDEO)

Kolona të gjata të autobusëve dhe kamionëve  nga dita e djeshme mbajnë peng kalimin kufitar në Bllacë, vendi ku lidhen Kosova e Maqedonia. Mund të kalohet vetëm në këmbë sepse ata me vetura presin heqjen e bllokadës.

Udhëtarët janë nervoz ndërsa nga shoqata e transportuesve të Maqedonisë nuk e kanë mendjen ta heqin bllokadën deri sa të marrin sinjale se autoritetet e Prishtinës do të anulojnë vendimin për hyrjen e produkteve maqedonase në Kosovë.

“Embargoja është një masë që nuk plotëson standardet, me të cilën drejtpërdrejtë dëmtohet ekonomia. Shpresojmë se do të mbizotërojë ndejnja për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve dhe politikanët do ta kuptojnë se duhet të punojnë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë dhe jo për poenë politik thotë  Biljana Muratovska, kryetare e Shoqatës së transportuesve në Maqedoni.

“Ka mbi 500 makina të ndaluara. Prej mëngjesit nuk I lënë të lëvizin. Gratë dhe fëmijët ecin në këmbë ndërsa destinacioni ku duhet të arrijmë ka 20 kilometra” thotë një banor.

“Jemi këtu nga ora 7 e mëngjesit. Kemi ardhur nga Tirana, kemi udhëtuar gjithë natën dhe këtu jemi bllokuar. Askush nuk na jep zgjidhje. Na pengon kjo bllokadë se kemi punë për të bërë, nuk kemi ardhur për qejf” thotë një tjetër.

Qeveria nuk zbulon detaje nga mbledhja e sotme ku thuhet që do të shqyrtohet vendosja e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës. Heshtje totale nga partia shqiptare në Qeveri, BDI. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button