fbpx

A po numëron Greqia ditët e fundit te saja si shtet?

Për të kuptuar botën, dhe për të zgjidhur se cilët kundërshtojnë njëri tjetrin është një hap serioz dhe një domosdoshmëri kohe! Në fakt, aktorët nuk duken shumë në skenë!

Megjithatë, asgjë nuk mund të ndodhë pa koordinatat e tyre në botë! Ka një forcë lëvizëse! Ne nuk e shohim! Si rezultat i shtytjeve mes njeri tjetrit do të ndryshojnë udhëheqësit e regjimimeve, ekonomitë, ushtritë, politikat, është vështirë për të kuptuar! Por kjo është e vërtetë! Disa kavga mes qendrave, prek palët dhe ne të gjithë! Për shembull Francën preku me Charle Hebdo të kordinuar nga CIA, si shenjë hakmarrjeje për të bërat e Francës ndaj Amerikës në“Lindjen e Mesme”!  Askush nuk mundi të shpëtojë pa plaga nga kjo luftë! Dmth. Amerika kishte pasur llogari të veçantë, kurse Franca dhe Rotshilldët të veçantë për Francën!

Ishte rasti i freskët tani kur në Greqi erdhi në pushtet majtisti Alexis Cipras, sërish me mbështetjen e SHBA-ve! Kjo për të Luftuar “Bashkimin Evropian”, gjegjësisht me të Gjermaninë dhe Francën!

“Udhëheqja Shtetërore është një Art (mjeshtri) në vete, për të shkaktuar probleme, që të mund popullin me e larguar nga realiteti”, thotë Ezra Pound.

– A fillon cikli i ridizajnimit të kufijve në Ballkan..?!

Fitorja e SYRIZA-s në zgjedhjet parlamentare në Greqi, ka sjellë optimizëm te disa qarqe politike dhe intelektuale në Maqedoni, se negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit mund të lëvizin me tempo më të madhe. Vlerësohet se meqë Syriza do të ketë preokupim kryesor përmirësimin e ekonomisë greke, për këtë arsye do të tregojë gatishmëri më të madhe për zgjidhjen e kontestit disadekadësh me emrin. Problematike është sjellja e koalicionit qeveritar në Maqedoni, VMRO-BDI, prej të cilit koalicion pritet provokime të reja ndaj Greqisë, me qëllim që sa më tepër të zvarritet zgjidhja e çështjes së emrit, shkaku tëpretendimeve territoriale ndaj “Maqedonisë së Egjeut (Selanikut)”.

Edhe përkundër deklaratave, VMRO dhe BDI nuk janë të gatshme për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Prandaj pushteti në Shkup do të vazhdojë me vendime që provokojnë opinionin grek, me të vetmin qëllim për të pamundësuar zgjidhjen e çështjes së emrit në një afat më të shkurtër.  Një vendimi i tillë, ishte ndryshimi i papritur i emrit të Sallës universale në Shkup dhe emërimin e saj me emrin “Aleksandar Veliki”, në kohë kur ishte thuajse e qartë se Syriza do t’i fitojë zgjedhjet. Provokime të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen. Këtë gjithashtu po e dëshmon miratimi i buxhetit për këtë vit prej 46 milionë euro për të vazhduar projekti “Shkupi 2014” (gjë grandioze të stilit Greko-Romak përplot luks, përse?), derisa ajo është e mbytur në borxhe të mëdhaja ?!!

Analistët parashikojnë futjen e Maqedonisë në një vrimë të zezë gjatë këtij viti. Ata theksojnë se pasojat do të ishin dramatike si në planin politik ashtu edhe ekonomik. Ky kthim prapa do të rezultojë me destabilizime më të thella në Maqedoni nëse nuk merren hapa urgjente drejt stabilizimit në rend të parë të demokracisë dhe Marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës gjithnjë e më shumë po problematizohen prandaj ka nevojë për zgjidhje urgjente sepse do të kemi radikalizim të situatës në të gjitha fushat e jetës duke pritur detonimet verbale të bombashëve!

Cipras njihet me qëndrimet e tij edhe më radikale se të ish liderëve të tjerë grekë, andaj edhe është e arsyeshme të mos pritet thuajse asgjë në raport me Maqedoninë. Jo vetëm që nuk ka mundësi, por nuk ka as logjikë të pritet se me ndryshimin e pushtetit në Greqi do të ketë ndonjë ndryshim më të butë apo ndryshim tjetër në raport me Maqedoninë. Ndërkaq, Fitorja e Syriza-s është ngjarje e madhe edhe për Greqinë e edhe për fqinjësinë. Në këtë moment, ata që do të presin tejet shumë nga Cipras, mund të zhgënjehen, ndërsa ata të cilët do ta nënvlerësojnë, mund të befasohen.

Në dukje, Maqedonia dhe Greqia janë fqinjë me përcaktime të njëjta strategjike në planin ndërkombëtar. Njëherësh i takojnë Aleancës euroatlantike dhe integrimit. Për këtë shkak marrëdhëniet e tyre duhet të qëndrojnë në mirëbesimin e ndërsjellë, atmosferë ndërfqinjësore dhe në bashkëpunimin e frytshëm. Por pas kësaj çështjeje qëndron vetëm populli,  kurse Pushteti momental në Maqedoni nuk çanë fare kokën për të, sepse ai ndjek një politik Ruso-Amerikan!

Moska dhe qarqe të tjera antiperëndimore asnjëherë nuk e kanë pranuar ekzistencës e shtetit maqedonas dhe synojnë që përmes konfliktit në këtë vend të destabilizojnë Europën.

Me Syriza-n në krye të Greqisë, është i mundur përparim në zgjidhjen e problemit me emrin dhe zhbllokimi i integrimit të Maqedonisë në BE dhe në NATO. Megjithatë pritjet nuk janë reale, nëse kihen parasysh provokimet e vazhdueshme që bën Qeveria e Shkupit ndaj Athinës.

Panos Kamenos shpreh shumë qartë se “nuk do të lejojë që dikush ta shesë Maqedoninë” dhe të na e japë neve, si shtet, këtë emër historik, prandaj një pjesë e analistëve të cilët e ndjekin mosmarrëveshjen, komentojnë se me të në qeveri, Syriza do të mundohet ta hapë sa më pak këtë çështje, sepse çdo përpjekje për hap përpara mund të ballafaqohet me rezistencë te Grekët e Pavarur.

Cipras, përveç shansit historik, ka edhe përgjegjësi enorme e cila bie mbi shpatullat e tij që t’i përmbushë premtimet e dhëna popullit grek se do të sjellë shpresë për shpëtim, për një të ardhme financiare më komode dhe për kushte më të mira për jetën, paralelisht me obligimin për negociata për huan greke pa e shtyrë Greqinë në pasiguri dhe në rrezik për të ardhmen e saj, mbi të cilën po bën peshë tani hegjemonia Europiane nën diktatin e fuqisë  financiare Gjermane, e cila ndaj Greqisë ka pretensione territoriale për daljen e saj në Detin Egje, për të cilen gjë shpërthyen edhe Dy Luftërat Boterore!

Nga Krye Parlamentari i UE-së Martin Schulz’i i’u drejtua Kryeministrit Grek Aleksis Cipras një vërejtje serioze duke i thënë të heq dorë nga arroganca kundrejt Merkel dhe le të përgaditet Atina për “Marrëveshje të serta me Unionin Evropian”… !

Tani për tani filloi edhe “Lufta për Trepçën – sipas dokumenteve britanike, ”Britanikët janë juridikisht pronarë të “Trepçës…”!?

Bashkë me të kanë filluar edhe LUFTËRAT implicite (të mbuluara) Valutore.  Banka Qendrore njoftoi se 1.1 triljon €uro ndodhur në paketë zgjerimin monetar nga erërat e pasigurta në Greqi do të dobësojë euron. Pas fitores së koalicionit të majtë të Syriza’s, “Greqia mund të lërë euron” kundrejt dollarit Amerikan qëduhet përforcuar !?

Veç Tim Cook, ka deklaruar se gjiganti teknologjik amerikan “Apple” është i vendosur të blejë Greqinë dhe të përdorë shtetin borxhli të Evropës si një shtëpi pushimesh.

Zgjedhj​a e Alexis Cipras në krye të qeverisë greke po bën shumë zhurmë jo vetëm në shtetin helen dhe në të gjithë Bashkimin Europian, por edhe në Shqipëri.

Shumë deputetë, kryeisht të krahut të majtë politik, e pritën me shumë bujë zgjedhjen e tij në krye të qeverisë së Athinës, me idenë se ardhja e një partie të majtë radikale do ti japë fund shumë problemeve që kanë prekur shtetin fqinj. Një prej tyre është edhe deputeti socialist, Erion Braçe, i cili thotë : “nuk është aksident, por fundi i dinastive familjare të së majtës së kamur; përtej të tjerave!! Si për ironi të fatit, Andrea Papandreu ishte një antifashist i madh!”

Por nëse Braçe dhe shumë politikanë të tjerë do të dinin se çfarë ka thënë Cipras në vizitën e tij në Beograd (5. 12. 2014) për Kosovën dhe shqiptarët a do të mbanin të njëjtin qëndrim?

“Është e nevojshme të gjejmë një zgjedhje të pranueshme për të dyja palët. Ne besojmë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Bashkimi Europian duhet të merret me rritjen e shovimizmit nacionalist në Ballkan. Shovinizmi nacionalist po rritet dita ditës në Maqedoni, ku disa po i bëjnë rezistencë zgjidhjes së çështjes së emrit. Shovinizmi po rritet edhe në Shqipëri, ku vihet re rritja e urrejtjes për kombet që i rrethojnë”. Kryeministri grek Aleksis Cipras tha se, Shqipëria zhbëri një marrëveshje të Paktit Detar me Shqipërinë që ishte e firmosur bashkarisht dhe Greqia bëri gabim që i dha dritën jeshile për ftesën në Bashkimin Europian dhe ftesa që kishin lidhje me NATO-në”. Cipras shtoi se që kjo çështje të zgjidhet me dialog duhet që dikush të vendosë një “vijë të kuqe”.

Kjo do të ishte një indikator që do të tregoj se, Cipras mund të ishte një i deleguar i tre “Fuqive të Mëdhaja” antievropiane, që duhet t’i rit tensionet ndëretnike enkas në“Evropën Juglindore”, po ashtu këtij skenari i mbështetet edhe Sërbia, që prej para është duke u përgaditur për destabilizimin e Kosovës!

Gjatë ri-dizajnimit të Kartës së kufijve të Evropës Juglindore nga anti-evropianët (tre Fuqitë Botërore), nga e cila do të kuptohet se a do të posedoj Republika e re e Kosovësedhe pjesën Veriore të saj, e cila fsheh rezerva maramendëse të arit dhe metaleve të tjera të çmuara. Por një gjë është e sigurt se, një “Shqipëri e Madhe” duhet të linde, por siç duket sërish e  cunguar nga të katër anët e saja!?

Kjo do të duhet të ndodhë sipas disa indikacioneve reale tek ata shtete me statuse të padefinuara politike në Kartën e re të Evropës Juglindore!!

Kurse, Deputetja e partisë së opozitës “Grekët e Pavarur” jep alarmin, madje ecën dhe një hap më tej duke thënë se “Greqia po numëron ditët e fundit të saja si shtet! Greqia vendi i parë eksperimental”!

Këtë konkluzion, ajo e nxjerrë duke hedhur një shikim edhe më të thellë, ose thënë ndryshe “pas perdeve”.  “Le të lexojmë prapa veprimeve të tyre: Akt legjislativi është super-arma e tyre e re, për të shtypur Kushtetutën dhe demokracinë. Memorandumet erdhën për të mos ikur kurrë. Është demonstrim fuqie “Shikoni se çfarë ne jemi të aftë të bëjmë vetëm brenda një pasditeje”! Dhe kjo është pa dyshim prova gjenerale për t’i përafrisë më të këqijave që do të vijnë”, thotë ajo duke nënvizuar se agresiviteti i tyre është i pashoq dhe se më të këqijat nuk kanë ardhur ende. Për deputeten, Greqia përbën “kafshën eksperimentale” të rendit të ri botërorë dhe të aleatëve të Greqisë të këtij vendit me qëllim që t’ju dërgohet mesazhi i duhur edhe vendeve të tjera që nuk do ti nënshtrohen “Rendit të Ri Botërorë”. “Greqia do të jetë vendi i parë që do ti bashkohet “Federalizimit të Ri”, madje termi “Shtet” për vendin nuk do të ekzistoj më pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Ndërkohë ju bëjë me dije se Projektbuxheti i vendit për vitin 2014, do të depozitohet në Bruksel, prej dhe ku do të miratohet”, nënvizon Maria Mich.

Kështu sot po veprojnë udhëheqësit në Maqedoni, në Greqi dhe në Sërbi, të cilët qëllmisht duan ta destabilizojnë situatën e brisht në Ballkan të parapar sipas skenarëve nga “Karta e Shteteve Jo-Evropiane, e punuar që moti mbi  këtë çështje të Rendit të ri Botëror, duke u’a ndaluar integrimin e tyre në Unionin Evropian… !!!

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close