fbpx

Ambasada e Britanisë: Situata në Maqedoni është shqetësuese

Britania e Madhe është e shqetësuar lidhur me akuzat kundër liderit të opozitës Zoran Zaev dhe tre personave të tjerë, informojnë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni.

“Këto akuza janë jashtëzakonisht serioze, dhe Britania e Madhe është duke ndjekur nga afër zhvillimet. Është thelbësore që, si në çdo rast gjyqësor, të gjitha institucionet në Maqedoni të respektojë parimet e respektimit të ligjit, duke përfshirë edhe prezumimin e pafajësisë, dhe për të përmbushur standardet shumë të larta ndërkombëtare në të gjithë procesin”, thonë nga Ambasada e Britanisë në Shkup.

Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar edhe për përkeqësimin e dialogut politik në vend dhe ju bën thirrje partive politike që të bëjnë gjithçka që munden për të përmirësuar situatën.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close