Padi penale për tre qytetarë të Haraçinës të dyshuar për kryerjen e 14 vjedhjeve

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike shtroi padi penale kundër personave A.E. (19), K.J. (19) dhe M.Xh. (18) të gjithë nga Haraçina, të dyshuar se kanë kryer 14 vepra penale edhe atë 12 “vjedhje të rënda” dy vepra penale “tentativë për vjedhje të rënda”, duke fituar në këtë mënyrë dobi pronësore joligjore prej rreth 666.412 denarë.

Veprat penale të paditurit i kanë kryer në rajonin e Gazi Babës në periudhën kohore nga marsi deri në dhjetor vitin e kaluar edhe atë në 13 raste në komunën e Haraçinës, prej të cilave 10 janë vjedhje të rënda të shtëpive, një në tentativë, një në postë dhe dy në automjete motorike, ndërsa prej tyre në tentativë si dhe një vjedhje të rëndë në një shtëpi në lagjen Hasanbeg. Pas kërkimeve dhe bastisjeve në objektet kanë marrë mall teknik, stoli ari dhe një vegël dore. Nga vjedhja e rëndë në postën në fshatin Haraçinë kanë plaçkitur një arkë metalike të markës “EMO Ohër” në të cilën kanë qenë 17.412 denarë, fletëpagesa në vlerë prej 33.000 denarë, dokumente të ndryshme dhe lëndë në pronë të postës.

Një pjesë të gjërave të plaçkitura i kanë ruajtur në banesën e të paraqiturit të tretë M.Xh., ndërsa stolitë e arit dhe paratë e arit për çmime të lira i kanë shitur në një dyqan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ndërsa të hollat e marra i kanë harxhuar për nevojat e tyre. Ndryshe, nga tre të paditurit, vetëm M.Xh. është regjistruar si autor i veprave penale nga sfera e delikteve pronësore me ç’rast në vitin 2012 nga ana e SPB Shkup i është shtruar padi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button