fbpx

Orav: Rastin “Puç” do ta ndjekim me shumë seriozitet

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav takoi sot liderin e opozitës Zoran Zaev. Orav me këtë rast tha se me shumë vëmendje do ta ndjek rastin ku janë të përfshirë kryeministri i vendit Nikolla Gruevski dhe lideri i partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev

Orav pas takimit deklaroi se lideri i LSDM-së personalisht e ka informuar për tërë rastin, ndërsa delegacioni i BE-së me shumë kujdes po i ndjek ngjarjet.

“ Erdha këtu të takohem me liderin e opozitës, Zoran Zaev dhe me kolegët e tij. Ai me informoi për gjithçka çka ka ndodhur gjatë kohës së vikendit. Ky është një rast potencial në të cilën është përfshirë edhe kryeministri edhe lideri i opozitës së këtij vendi dhe duke pasur parasysh profilin e lartë të këtij rasti potencial, duke pasur parasysh faktin se ky vend është vend anëtar për në BE, ne kemi përqendruar vëmendje të lartë të këtij rasti dhe do ta ndjekim shumë seriozisht”, theksoi ndërmjet tjerash Orav.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close